Skip to content

Momenti kur shembet një gradaçelë nga tërmeti 7.7 ballë (Video)

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.7 ballë ka goditur Tajlandën, duke shkaktuar kaos në Bangkok, ku tronditi ndërtesat e larta dhe shkatërroi një bllok apartamentesh. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së dhe qendra e Gjeoshkencave GFZ e Gjermanisë thanë se incidenti e kishte epiqendrën në Mianmarin fqinj.

Një tërmet i dytë, me magnitudë 6.4 ballë, tronditi zonën 12 minuta më vonë, me forcën e lëkundjeve që shkundën mbeturinat nga ndërtesat dhe plasaritën rrugët në kryeqytetin e Mianmarit, Naypyitaw.

Në Bangkok jetojnë më shumë se 17 milionë njerëzve, shumë prej të cilëve jetojnë në apartamente shumëkatëshe. Video tronditëse ka treguar momentin kur punëtorët ia mbathën teksa një ndërtesë në ndërtim e sipër u shemb kur u trondit nga forca e tërmetit.

Published inTë fundit