Ky është Kingu i vërtet, del fotoja e te dashurit që e pret Eglin jashtë “BBVA”

Egli Tako kurrë në jetën e saj publike nuk ka

qenë më e përfolur dhe më në qendër të vëmendjes.
Ajo, ka jetuar një periudhë intensive në “Big Brother VIP Albania”, me ulje ngritje nga më të ndryshmet.

Egli Tako në jetën e saj jashtë “BB”, duket se e ka një dashuri të vërtet, atë për maçokun e saj, shkruan “Kosovarja”.

ftuar sot në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banori Gert Ferra, i cili së bashku me Atalanta Kërçykun kanë analizuar lojën dhe situatat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Duke qenë se gjithçka është duke u afruar drejt fundit, dinamikat kanë ndryshuar shumë dhe secili synon finalen. Teksa po diskutonin ata u ndalën edhe tek raporti i Eglit dhe i Gjestit për të cilin aktori u shpreh se:

Nuk besoj se Egli është kaq puritane sa kur doli tashmë na ka krijuar një lloj mendimi ndryshe për njeriun që do, që donte dhe që sakrifikoi gjithçka. Ka bërë atë kthesën e madhe që ‘Unë nuk e bëj më për ty sepse kështu e do ti’. Egli ka gjërat e saj për të na thënë, pasi ka dalë jashtë ka kuptuar që Gjesti mund të ketë diçka të vetën.

Ai shtoi më pas se:

Kjo Egli a ka ndonjë gjë për të na thënë neve në fund të fundit apo do të vazhdojë të na tregojë që unë hyra në shtëpi për të pastuar imazhin dhe jam ajo goca.

Çfarë është kjo?! Po shikojmë çudira, kam për të thënë që kjo Egli ka pasur ndonjë lidhje para se të hyte në shtëpi? A ka lënë ndonjë gjë hapur?

Atalanta u shpreh se Egli ka thënë jo dhe që ka dy vite që nuk është e lidhur.

Gerti: Po të hapësh kamerat e Top Channel-it e shikon me vëmendje kush e ka sjellë ditën e parë fare kur ka ardhur në Top Channel.

Atalanta: Pra e ka sjellë dikush?

Gerti: Po, po.

Atalanta: Ju e njihni?

Gerti: Jo, atë e shkruan e gjithë dynjaja. Nuk e ka mohuar askush.

Atalanta: Ju e njihni atë djalin?

Gerti: Unë si emër e njoh, jo personalisht. Pse i bie në qafë këtij djalit tjetër, po e masakron këtu kur ti për vete ke skelete nën sirtarin tënd.

Atalanta: Keni një emër?

Gerti: Mario quhet. Instruktor palestre, njohur të dy në palestër.

Gerti më pas u shpreh se:

Mua më vjen keq sepse po e masakron Gjestin e shkretë, nëse nuk do të kishte qenë ai nuk do dilte ai Xumi në radhë të parë kur nominoi veten dhe Xumin, nuk do ta nominonte kurrë ajo një si Xumi dhe ta nxirrte jashtë vetëm. E kam parë që më ka bërë copë mua dhe çdo banor të shtëpisë dhe nga krahu tjetër arritëm tek pika që thonim: “Do t’i flasësh Gjestit” dhe unë kam arritur deri te pika që kam dëgjuar “Mirë ua bën”.

Sot shikoj që i kthehet atij djalit, që e ka mbajtur në krahë.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…