Horoskopi ditor, e mërkurë 2 prill 2025

Dashi

Kjo e mërkurë do të jetë përgjithësisht pozitive, ku do të ndiheni më të fortë, aq sa do të kërkoni me zë të lartë sqarime lidhur me situatat e dyshimta. Sa i takon punës, mbështetuni tek dikush tek i cili keni besim.

Demi

Gjatë kësaj periudhe jeni disi të shqetësuar sa i takon anës financiare të jetës suaj. Keni shumë shpenzime, edhe të paparashikuara, të cilat e kanë rënduar portofolin tuaj. Kjo ditë do të jetë neutrale sa i takon ndjenjave, ku nuk do të ketë asgjë të re në horizont.

Binjakët

Do të përballeni sërish me probleme dhe pengesa lidhur me punën dhe jetën profesionale. Dëshironi që ti ndryshoni gjërat në mënyrë radikale, por kjo gjë nuk varet vetëm nga ju. Ka një sërë situatash të jashtme, të cilat momentalisht ju bllokojnë. Në sferën sentimentale situata paraqitet më e mirë.

Gaforrja

Kjo ditë do të jetë e mbushur me nervozizëm, ku do të jeni në ankth dhe stres, pasi ndiheni të pakënaqur lidhur me disa çështje profesionale. Mundohuni që të mos e humbni toruan, edhe pse do ju duhet që të sforcoheni shumë.

Luani

Keni rigjetur shkëlqimin dhe ndiheni më të fortë, por mundohuni që të mos tregoheni mendjemadh, sidomos në punë. Në sajë të ndikimit të favorshëm të Mërkurit, gjërat do të ecin edhe më mirë.

Virgjëresha

Parashikohet një ditë, e mbushur me tensione në dashuri, të cilat mund të jenë të lidhura me problemet financiare. Keni një mënyrë të veçantë të të bërit të gjërave dhe jo gjithmonë personi tjetër ndan të njëjtën bindje me ju.

Peshorja

Kjo e mërkurë do të jetë e tensionuar dhe nën ritmin e duhur. Do të përballeni me probleme ekonomike të cilat kërkojnë zgjidhje. Mundohuni që ti përkushtoheni më shumë ndjenjave.

Akrepi

Ka diçka që ju shqetëson dhe doni vetëm që të bëni gati valixhet dhe të largoheni. Mirëpo përgjegjësia e detyrës ju përmban, ashtu sikundër edhe financat. Bëni kujdes maksimal me shpenzimet.

Shigjetari

Ju pret një ditë pozitive dhe e mbushur me energji. Mjaft e favorshme parashikohet sa i takon dashurisë, ku do të ketë rizgjim ndjenjash. Lidhur me punën, do të jeni në pritje të një përgjigje e cila do të vonojë.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do të ndiheni më të fuqishëm dhe do arrini që të largoni nga jeta juaj çdo gjë që ju shqetëson. Fuqia juaj qëndron në faktin se nuk mbeteni keq, duke arritur që të eliminoni personat me të cilët nuk ndiheni në sintoni.

Ujori

Ka disa çështje profesionale të cilat kërkojnë zgjidhje dhe sqarime. Ana financiare duhet mbajtur nën kontroll, pasi jeni përballur me bllokime dhe vonesa të cilat ju kanë komplikuar jetën, shkruan noa.al.

Peshqit

Kjo e mërkurë do të jetë tejet e favorshme, ku projektet, sidomos ato të natyrës profesionale, do të marrin një formë më të detajuar. Nuk ka ardhur ende momenti për t’i vënë në zbatim dhe kjo fazë përgatitore do ju ndihmojë në momentin e duhur. Mundohuni që të këshilloheni me një ekspert, aty ku keni nevojë për një mendim teknik dhe ligjor.

Related Posts

60 vjeçarja shkon të flejë në një hotel dhe paguan 170 euro. Kur zgjohet në mëngjes nuk i beson syve

Nje grua eshte pickuar nga 200 pickime nga çimkat pas një nate në një hotel ne nje hotel ku pagoi 170 euro nata. 60 vjecarja pasi u…

Kjo grua e paguan një burrë 2200 euro, arsyeja do ju lërë pa fjalë

“Hi, pak e çuditshme kërkesa ime, por në thelb, ndihem sikur kam nevojë për dikë që të marrë vendimet e mia për mua. Unë kam pasur një…

ZOTI NUK TË BRAKTIS! U refuzua nga 15 universitete, 18 vjeçari ndërton aplikacionin ku fiton 30 milionë dollarë në një vit

Historia u “shkrua” nga një i ri, 18 vjeç, i cili themeloi një biznes që regjistroi fitime prej 30 milionë dollarësh në vitin e parë të funksionimit…

Tr*gjedi në vendin me mijêra shqiptarë! 8 te VD*KUR DHE dhjetera re PL*GOSUR(video)

Të paktën tetë persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën në një shpërthim me bombë në makinë në zonën Ezinen të Çanakalasë, Turqi. Hurriyet raporton…

PARAL*JMERON mjekja: Mos g*xoni më të ur*noni në dush, ja çfarë mund t’ju ndodh më pas

Njê mjeke e njohur nê rrjet i kɑ pɑrɑlɑjmêruɑr njerêzit qê tê ndɑlojnê sê urinuɑri nê dush. Urogjinekologiɑ Dr Teresɑ Irwin, e speciɑlizuɑr nê shêndetin urinɑr, u…

“Plas” edhe në Kukës/ SPAK nis kontrolle, shpallen në kërkim dy persona për krime zgjedhore

Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim dy persona të cilët akuzohen për krime zgjedhore. “Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë Vendore të…