Tha se nuk ka pasur konfIikt fizik/ Del ‘BLLOF’ Rozana Radi, publikohet video ku ajo pranon në emision se kishte raport të mjekut ligjor për dh*në nga Rezarta Shkurta

Një video e vjetër e këngëtares dhe moderatores Rozana Radi nga një intervistë me Adi Krastën po bën xhiron e rrjeteve sociale, duke marrë vëmendjen e ndjekësve.

Shkaku kryesor i rikthimit të kësaj videoje është deklarata e Rozanës, e cila në atë kohë pranoi se kishte një sy të lënduar si pasojë e një konflikti fizik të ndodhur vite më parë me kolegen e saj, Rezarta Shkurta.

Kjo bie në kundërshtim me deklaratat e saj të fundit, ku ajo e mohoi një përplasje të tillë gjatë një debati në Big Brother VIP Albania 4.

Në videon e vjetër, Radi flet për konfliktin duke treguar edhe se rasti kishte përfunduar në gjykatë:

“Është në proces gjyqësor, ka fituar zonjusha seancën gjyqësore, ndërkohë që unë e kam hedhur në apel, sepse unë kam qenë e lënduara me një akt të mjekut ligjor që më thotë se duhet të bëj një pushim nëntë ditë e sipër sepse quhet plagosje e lehtë.

Dhe duke qenë plagosje e lehtë, unë duhet të kem të drejtë ashtu siç thotë mjeku ligjor. Gjithsesi, unë them të shkoj në rrugë ligjore dhe shpresoj që kësaj here të më jepnin të drejtë sepse kam të drejtë. Kam një raport ligjor, kam një sy të lënduar në të cilin përdor akoma lente dhe syze”.

Kjo çështje u rikthye në qendër të vëmendjes pas debatit të fundit në reality show-n VIP Shpija në Kosovë, ku konkurrentët Gjesti dhe Kelly ia përmendën Rozanës konfliktin e saj me Rezarta Shkurtën. Megjithatë, Rozana e mohoi plotësisht se mes tyre kishte ndodhur ndonjë përplasje fizike.

Kjo mospërputhje mes deklaratave ka ngjallur diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që besojnë versionin e saj të mëparshëm dhe atyre që mbështesin deklaratat e fundit të Rozanës. /Telegrafi/

Related Posts

Zbulohet arsyeja e frikshme si humbi jeten i mituri ne Vlore!

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me rastin e rëndë të fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën në Vlorë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe…

‘Sa të jem unë dhe PS nuk rriten pagat e gjyqtarëve’, deklaron Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e gjyqtarëve, duke u shprehur prerë se nuk do të ketë rritje të mëtejshme të tyre për…

Pse fshihet e vërteta”/ Familja shqiptare u shua në Itali, avokati zbulon detajet e forta

Një tragjedi e rëndë që ka tronditur opinionin publik vazhdon të mbetet e mbuluar me pikëpyetje. Shuarja e një familjeje shqiptare në Itali ka ngritur dyshime të…

“Si brenda si jashtë, ta nxjerr…”/ Mos m’prek me dorë, Rogerti përplaset me Luizin

Hyrja e Luizit në shtëpi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta mes banorëve. Ndërsa disa prej tyre u shfaqën të habitur dhe të shtangur nga rikthimi i…

“Kush e fiton BBV5 dhe pse?”/ Luizi e pyet, ja si përgjigjet Selin

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shërbyer për të “skanuar” pretendentët për fitore përmes pyetjeve të tij direkte, duke i…

Lajmi i fundit : S’mund dhe s’do të ketë rritje pagash”, Rama:

Kryeministri Edi Rama u shpreh sërish kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për referencën e pagave,…