Merr tjetër rrjedhë historia/ U tha se dorëzuan mbi 41 mijë euro të gjetura, kamerat e sigurisë kapin ‘mat’ çiftin irlandez. Paratë u vodhën

Gjykata e Durrësit ka vendosur masat e sigurisë për turistët irlandezë Kevin Stack, 42 vjeç, dhe partneren e tij Kate Connolly, të ndaluar më 28 mars për “Vjedhje” në bashkëpunim.

Gjyqtarja Suela Xhani vendosi arrest në burg për Stack, ndërsa Connolly do të qëndrojë në paraburgim derisa të paguajë një garanci prej 5000 eurosh brenda pesë ditëve. Pas lirimit, ajo duhet të paraqitet në Policinë Gjyqësore çdo dy muaj.

Ngjarja lidhet me një shumë prej 41,400 eurosh, që çifti dorëzoi në Policinë e Shkodrës, duke pretenduar se e kishin gjetur më 26 mars në Durrës. Megjithatë, blutë e Durrësit dyshuan se kishim të bënim me një rast vjedhjeje, pasi nga kamerat e sigurisë çifti irlandez dallohet teksa iu merr çantën me para dy djemve të rinj, të cilët e gjetën në tokë.

Dyshohet se paratë u përkisnin dy punëtorëve të një agjencie imobilare të cilët u kanë rënë paratë pasi kanë hipur në makinë. Pasi ata janë larguar, dy djem të rinj që po kalonin aty i kanë parë dhe i marrin paratë, por në ato momenti u afrohet çifti irlandez.

Çifti dyshohet se u dha 500 euro si shpërblim të rinjve, duke iu thënë se ishin paratë e tyre dhe më pas u larguan drejt Shkodrës.

Policia e Shkodrës njoftoi se çifti dorëzoi paratë e gjetura, por historia ka marrë tjetër rrjedhë pas dyshimeve të bluve të Durrësit për vjedhje, çka çoi edhe në arrestimin e tyre.

Policia, duke përdorur kamerat e sigurisë dhe GPS-in e makinës, gjurmoi lëvizjet e tyre dhe i ndaloi për vjedhje.

Gjykata urdhëroi ekzekutimin e menjëhershëm të vendimit, ndërsa të dy të akuzuarit mund ta apelojnë masën brenda pesë ditëve.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…