Filmi “Adolescence” si një pasqyrë e tragjedisë së Martin Canit, me zërin e dridhur nëna e tij rrëfehet në Top Story: Ende s’na kanë kërkuar falje! Dua dënim për përgjegjësit

Filmi “Adolescence” në Netflix është përqafuar nga publiku i gjerë pasi secili prej nesh gjen një copëz të vetvetes në shoqërinë modern ku jetojmë. E ne shqiptarët e kemi ende të freskët ngjarjen tragjike ku humbi jetën 14-vjeçcari Martin Cani.

Një adoleshent u vra dhe një tjetër është në burg, e një tjetër bashkëmoshatar i tyre që u plagos, vuan pasojat e një traume të rëndë. Pesë muaj nga ngjarja e dhimbshme secili prej nesh reflekton mbi ngjarjet e atij filmi, ndikimi i rrjeteve sociale që shtyn të rinjtë të ndihen të pavlerësuar apo të paaftë për tu përshtatur, konflikte që nisin nga rrjetet sociale, që lindin në shoqërinë e shkollës e që përfundojnë në ngjarje tragjike si ajo e Martinit.

Mbrëmjen e sotme në studion e Top Story ishte e pranishme nëna e Martinit, e cili me zërin që i dridhej u shpreh se familja e autorit nuk i kanë kërkuar ende një falje.

Ajo tha se kërkon që autori të marrë dënimin e merituar dhe të mbajnë përgjegjësi të gjitha hallkat që nuk parandaluan këtë tragjedi.

“Familja e Marios nuk na kanë kërkuar falje, me gjithë atë dhimbje që na ra, që të thonë si të bëjmë që na ra në kjo fatkeqësi, se ai e ka në jetë fëmijën e tij, ndërsa unë jo, dhe kërkojnë dhe ulje dënimi.

Duhet të vihen disa rregulla. Nuk na është ofruar asnjë ndihmë, asnjë psikolog.

Besoj se mes atyre fëmijëve është pakujdesia te shkolla, sepse nëse në shkollë zihen dy fëmijë, patjetër duhet njoftuar prindi. Të më kishin marrë në telefon mua unë isha aq e ndërgjegjshme që të mos kërkoja llogari dhe do e mbaja peshën vete.

Dua të marrë gjithsesi atë që meriton. Se të mos jetë kështu, unë nuk vij këtu”, tha nëna e Martinin me zërin që i dridhej.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…