Gruaja e djєg bυrrin me υjë të nxєhtë pasi e rrαhu bashkë me djalin e tyre

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur të martën në fshatin Drejë të Istogut, ku dy persona, babë e bir, kanë sulmuar fizikisht bashkëshorten/nënën dhe vajzën/motrën e tyre. Sherri dyshohet se plasi pas një konflikti verbal dhe eskaloi në orët e mbrëmjes. Rasti u denoncua nga gruaja, e cila e raportoi burrin dhe djalin e tyre dhe kërkoi ndihmën e Policisë.

Siç merr vesh Sinjali, dy të dyshuarit fillimisht e kanë rrahur gruan/nënën, duke e goditur me grushte dhe për pasojë i kanë shkaktuar lëndime trupore. E më pas, vajza ka ndërhyrë për t’i ndalur, por e pësoi edhe ajo.

Bazuar në informacionet e para, në vetëmbrojtje, gruaja e ka marrë një ibrik me ujë të nxehtë dhe ia ka hedhur burrit të saj, duke i shkaktuar djegie trupore.

Posa Policia intervenoi, personat e lënduar fillimisht morën trajtim mjekësor në Emergjencë, e më pas u intervistuan nga hetuesit policorë.

Me rastin e kontrollit policor, është gjetur një armë ilegale gjuetie, që i përkiste burrit të dyshuar dhe që është konfiskuar.

Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti, ndërsa burri i dyshuar është ndaluar për 48 orë, kurse djali i tij është liruar.

Related Posts

Zbulohet arsyeja e frikshme si humbi jeten i mituri ne Vlore!

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me rastin e rëndë të fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën në Vlorë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe…

‘Sa të jem unë dhe PS nuk rriten pagat e gjyqtarëve’, deklaron Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e gjyqtarëve, duke u shprehur prerë se nuk do të ketë rritje të mëtejshme të tyre për…

Pse fshihet e vërteta”/ Familja shqiptare u shua në Itali, avokati zbulon detajet e forta

Një tragjedi e rëndë që ka tronditur opinionin publik vazhdon të mbetet e mbuluar me pikëpyetje. Shuarja e një familjeje shqiptare në Itali ka ngritur dyshime të…

“Si brenda si jashtë, ta nxjerr…”/ Mos m’prek me dorë, Rogerti përplaset me Luizin

Hyrja e Luizit në shtëpi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta mes banorëve. Ndërsa disa prej tyre u shfaqën të habitur dhe të shtangur nga rikthimi i…

“Kush e fiton BBV5 dhe pse?”/ Luizi e pyet, ja si përgjigjet Selin

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shërbyer për të “skanuar” pretendentët për fitore përmes pyetjeve të tij direkte, duke i…

Lajmi i fundit : S’mund dhe s’do të ketë rritje pagash”, Rama:

Kryeministri Edi Rama u shpreh sërish kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për referencën e pagave,…