Fansat nga Kosova detyrohen të zgjedhin Serbinë si rajon për të blerë biletat për finalen e Big Brother VIP Albania

Spektakli shumë i ndjekur Big Brother VIP Albania është përfshirë në një skandal të ri, pasi fansat kanë vënë re një problem shqetësues në faqen zyrtare të rezervimit të biletave.

Sipas reagimeve të shumta në Twitter, përdoruesit nga Kosova që përpiqen të bëjnë pagesën për të marrë pjesë në netët e spektaklit “Prime”, janë të detyruar të regjistrojnë rajonin e Serbisë për të përfunduar transaksionin.

Ky detaj ka ngjallur zemërim dhe pakënaqësi të madhe, duke ngritur dyshime mbi qasjen e organizatorëve ndaj publikut nga Kosova.

Ndërsa disa përdorues besojnë se mund të jetë thjesht një problem teknik i lidhur me sistemin e faturimit, të tjerë e shohin këtë si një neglizhencë të rëndë nga ana e organizatorëve, duke kërkuar një reagim urgjent dhe korrigjim të menjëhershëm.

Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga produksioni i Big Brother VIP Albania, por polemikat vazhdojnë të përhapen në rrjetet sociale.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një sqarim apo ndërhyrje për të zgjidhur këtë situatë që ka revoltuar shumë fansa në Kosovë. /Telegrafi/

Related Posts

Horoskopi ditor, e diel 6 korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me njeri-tjetrin. Te…

Motra la vajzën e saj 2-muajshe te unë dhe iku. U kthye pas 19 vjetësh, dhe sjellja e vajzës më trishtoi thellë

Kur isha 20 vjeç, motra la vajzën e saj 2-muajshe te unë dhe nëna ime dhe iku. Kur nuk u shfaq as në ditëlindjen e dytë të…

Foto/ Bota e futbollit i jep lamtumirën e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij, figura të rëndësishme të sportit i bashkohen ceremonisë mortore

Familjarë, miq të ngushtë dhe bashkëlojtarë nga Liverpool dhe kombëtarja portugeze janë mbledhur në Gondomar, Portugali, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të…

Humbi tragjikisht jetën në aksident, pasuria marramendëse që lë pas Diogo Jota për gruan dhe 3 fëmijët

Futbollisti i njohur portugez, Diogo Jota dhe vëllai i tij, Andre Silva, humbën jetën më 3 korrik në një aksident tragjik automobilistik Futbollisti i njohur portugez, Diogo…

Aksident i rëndë/ Pl*agoset 63-vjeçari, humbi kontrollin e automjetit dhe…

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi V. A., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Aksidenti ka ndodhur paraditen e sotme në Theth ku një 63-vjeçar dyshohet se…

Klaudia Pepa dhe Ronela Hajati shijojnë pushimet nën shoqërinë e partnerëve të rinj! Fotot e vajzave VIP me bikini

Klaudia Pepa ka nisur pushimet verore dhe këtë herë ka zgjedhur Italinë, vendin ku është ndërtuar një pjesë e madhe e karrierës së saj ndërkombëtare dhe një…