Egli largohet nga intervista në “BB Radio” prej sjelljes së Gjestit? Çfarë ndodhi mes tyre?

Big Brother Radio” Live nga shtëpia është rikthyer sërish në Top Albania Radio këtë të enjte me një episod maratonë nga ora 15:00 deri në 18:00. Banorët e shtëpisë janë ndarë në tre grupe me të ftuar dhe me moderatorë ku me intervistat e tyre të zhvilluara për rreth 60 minuta nuk duhen humbur.

Në pjesën e dytë moderatorë kanë qenë Gjesti dhe Lorendana ndërsa të ftuar kanë qenë Gerta dhe Egli. Emisioni nisi ndryshe, me komplimenta ndaj njëri-tjetrit, Gjesti dhe Loredana, duke u cilësuar si shokë brenda shtëpisë dhe madje banori pohoi se ajo kishte buzëqeshjen më të bukur dhe se e donte shumë.

Më pas vëmendja shkoi tek Gerta, e cila u pyet se si ndihej në këtë javë që ndodhet në nominim kokë më kokë për finale me Rozana Radin. Dhe gjithashtu nëse e sheh veten si finalistja e parë e edicionit. Përgjigja e saj ishte:

Këtë nuk e them dot… unë e shikoj veten përpara Rozanës. Për të gjithë atë çka kam dhënë në shtëpi. Si një lojtare pak ngacmuese, por kam qenë e drejtë, nuk kam bërë skema. E mirë e keqe, me gjithë situatat e mia, ku jam sulmuar shumë dhe nga banorët e shtëpisë… Më kanë sulmuar për profesionin, ka qenë Rozana. Më kanë sulmuar tek familja, sërish Rozana kjo… më bënte presion.

Biseda ka vijuar më pas tek Egli, e cila është pyetur nëse ka patur një strategji në lojën e saj. Banorja është shprehur se:

Biseda ime e parë, ka qenë nga frika për të hyrë… Se e kam marrë ftesën dhe në vite të tjera. Këtë vit kisha një thirrje, thashë pse jo, hapja derën një mundësie të re. Autoren e pyeta çfarë të bëj unë aty?!

Ajo pohoi se i është thënë që të jetë vetëvetja dhe ashtu ka vepruar. Duke nënkuptuar që nuk ka bërë asnjë lojë apo strategji.

Nuk kam qenë personi që ndiqte “Big Brother” 24h

Në atë moment, Gjesti ka ndërhyrë duke i kujtuar se i është bërë vetëm një pyetje e thjeshtë, duke treguar se Egli po zgjatej shumë me përgjigjen e saj.

Banorja iu drejtua duke i thënë se ishte një moderator i pasjellshëm dhe se u ndje e ofenduar nga reagimi i tij. Kështu ajo vendosi të largohej nga intervista.

Kjo është hera e dytë që me ke ofenduar në një intervistë, me gjithë respektin për Top Albania Radio dua të largohem, sepse një herë e kam bërë gabimin… Ishte përgjigja e parë që dhashë që kur jam ulur dhe më ndërpreve pa respekt, nuk ta lejoj

Related Posts

Shqipëria kualifikohet në finalen e madhe të ‘Eurovision 2025’

Emocion, krenari dhe një shpërthim reagimesh pozitive – Shqipëria është zyrtarisht finaliste në Eurovision Song Contest 2025, që po mbahet këtë vit në Bazel të Zvicrës. Grupi…

Televizioni Gjerman: Rama mbajti pushtetin me mjete të padrejta?

Një artikull kritik nga televizioni publik gjerman ARD hedh dyshime serioze mbi mënyrën se si Edi Rama dhe Partia Socialiste siguruan fitoren e katërt radhazi në zgjedhjet…

Konsumoi biskota nga supermarketi, humb jєten gjyshja 78-vjeçare

Nje gjyshe 78-vjeçare ka humbur jeten pasi konsumoi biskotat qe bleu ne supermarket. Ngjarja ka ndodhur ne Uashington dhe ka shokuar opinionin publik. Familjaret kane bere ngjarjen…

Vitaminat dhe mineralet që shєrojηë DEPRESl0NlN

Disa vitamina dhe minerale mund të luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e humorit dhe në menaxhimin e simptomave të depresionit. Edhe pse nuk janë një…

Gerta Gixhari në Top Channel si moderatore, zbulohet programi ku do ta shohim!

Pas aventurës së bujshme në edicionin e katërt të ‘Big Brother VIP Albania’, Gerta Gixhari është gati për një tjetër kapitull televiziv, këtë herë si moderatore në…

A do të japë dorëheqjen, Berisha pas goditjes së rradhës që i dha opozitës?/ Berisha: Asgjë nuk mund ta …

Në këtë atmosferë zgjedhjesh, Kreu i PD, Sali Berisha doli në një deklaratë për mediat me gazetarët. Pasi doli me një humbje të thellë nga zgjedhjet e…