Kush i vodhi ‘sekretet’ e SPAK-ut? Klodiana Lala: Histori me prapavijë mafioze, u kontrollua zyra në një kullë…

Gazetarja, Klodiana Lala ka folur për skandalin me ndërhyrjen në email-et e tre prokurorëve, ku janë marrë të dhëna hetimore. Lala e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, tha se ka dyshime që kjo të jetë vepër e një organizate kriminale, ndërkohë që materialet që janë marrë, kanë të bëjnë me hetimet për një politikan, një biznesmen dhe punonjësen e kompanisë së biznesmenit.

Gazetarja u shpreh se tre kompjuter nuk kanë qenë të mbrojtur që të mos depërtoheshin nga hakerat. Sipas saj është synuar edhe hakerimi i kompjuterit të kreut të SPAK, Altin Dumanit, por ka rezultuar se email-i i tij nuk është hakeruar. Ajo më tej tha se është zbuluar një zyrë nga është bërë hakerimi. Sipas saj zyra është zbuluar në një nga kullat në Tiranë ku janë bërë kontrolle. Lala tha se pajisjet po kqyren nga prokurorët.

“Në 12 mars 2025 sistemet e brendshme të SPAK janë vënë në shënjestër të një hakerimi dhe është synuar të merren dosjet e prokurorëve. Nga hetimet, rezulton se hakerat kanë hyrë në kompjuterat e tre prokurorëve, Enkelejda Millonai që ka dosje të politikës, te prokurorja Elida Karçini dhe Behar Dibra. Këto tre kompjuter nuk kanë qenë të mbrojtur në atë lloj forme sa të mos depërtoheshin nga hakerat. Është synuar edhe hakerimi i kompjuterit të Altin Dumanit, por ka rezultuar se email-i i zotit Dumani nuk ësht hakeruar. Nga këto tre kompjuter janë marrë disa dojse.

Arnold Rrokaj, ish punonjës i IMT, ka bërë hakerimin përmes pajisjeve. Nga telefoni i Zambak GJonit, ish drejtor i paraburgimit të Vlorës, janë dërguar në të paktën katër persona të tjerë, dy shpërndarje të dosjeve kanë shkuar në adresë të dy gazetarëve. SPAK e pranon që materialet janë pjesë e dosjeve por jo dosje të plota hetimore. Dyshoj edhe pse nuk është konfirmuar, se ka të bëjë me mosndryshimin e passëordeve në kompjuterat e prokurorëve. Së dyti, punonjësi i IT kur ka patur sinjalizim, kur kishte tentative për tu hapur email jashtë, duhet të bëhej shkëputje totale. Mendoj se SPAK duhet të japë shpjegim dhe të ketë detajime dhe hetim të plotë.

Nuk e shoh si histori të Arnold Rrokajt dhe Zambak Gjonajt. Po në këtë emision kam thënë, që në SPAK po zhvillohet një ngjarje, që jo për nga personazhet por nga mënyra si veprohet është tërësisht mafioze. Këtu është thelbi i kësaj gjëje. Materialet lidhen me hetimet ndaj një ish ministri, që është deputet aktual. Një biznesmeni dhe një punonjëse në kompaniën e këtij biznesmeni. Pavarësisht se materialet janë sensitive, nuk është e gjithë dosja hetimore. Se një dosje mund të ketë 70 fashikuj. Pra janë marrë materiale hetimore, por jo e gjithë dosja.

Është zbuluar një zyrë nga është bërë hakerimi. Zyra në një nga kullat në Tiranë. Është bërë kontroll në këtë zyrë. Pajisjet po kqyren nga prokurorët. Nuk mund ta them se ku, në këtë mënyrë mund të dëmtojmë një hetim, nuk e shoh si një histori të dy zyrtarëve. E shoh si histori mafioze, me qëllime të përcaktuara, shkatërrimi i reputacionit të SPAK, lufta e klaneve brenda mazhorancës Të gjithë persoant rezultojnë të lidhur me një eksponent të lartë të PS. SPAK të na thotë nëse është i përfshirë.

Nuk është histori e Arnoldit dhe Zambakut, por më e lartë nga një grup i strukturuar mafioz, me prapavijë dhe qëllime mafioze. Sa do të shkojë SPAK te kreu i grupit, të na e thonë prokurorët. Ku kanë përfunduar materialet? A ka ndërhyrje? A janë përdorur shtanzhi?”, tha ajo.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…