Meteorologia Lajda Porja bën parashikimin e bujshëm: Ja çfarë do të ndodhë me motin në fundjavë

Peizazhi i motit të javës do të vijojë edhe në fund të saj. Meteorologia Lajda Porja thotë se kthjellimet dhe vranësirat do të vijojnë të jenë të pranishme. Reshjet do të mbizotërojnë kryesisht përgjatë pjesës së dytë të ditës, por karakteristike përgjatë ditës së premte dhe të shtunë mbeten reshjet e izoluara.

“Dita ka nisur me kthejllime, vranësira, vranësirat do të jenë prezente kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Sot pasdite do të kemi vranësira, herë pas here zhvillim të tyre, do të kemi edhe reshje. Reshjet do të jenë në sasi të pakta ku kryesisht bregdeti dhe një pjesë e mirë e ultësirës perëndimore më shumë do të kenë momente me pika shiu, rrebeshe të izoluara do të ketë kryesisht në shtrirjen lindore, megjithatë edhe në zonat malore reshjet do të jenë me intensitet të ulët”, tha Porja.

Dita e diel do të shtojë intensitetin e reshjeve dhe përhapjen e tyre në të gjithë territorin. Njëkohësisht, do të shkaktojë edhe uljen e temperaturave ku në zonat maloree do të shënojnë edhe vlera 0 apo negative. Sipas Porjas, 2-3 ditët në vijim do të kenë nuanca dimri dhe është një fundjavë me mot të paqëndrueshëm.

“Për sa u përket ditës së shtunë dhe të diel, dita e shtunë do të ketë më shumë kthjellime, më pak vranësira, do të ketë reshje vetëm në qendër dhe në skajin jugor. Do të jetë dita e diel që do t’i shtoj vranësirat dhe reshjet në të gjithë territorin. Në fakt, parashikohet të ketë rrebeshe të izoluara që do të jenë kryesisht në qendr dhe në jug. Do të kenë Librazhdi, Elbasani, Berati, Fieri, Tepelenë, Gjirokastër dhe pjesa e parë e territorit do të jetë paradite me alternime kthjellimesh e vranësirash, pjesa e dytë e ditës së diel do të jetë me rrebeshe në jug dhe me reshje të pakta në pjesën tjetër të territorit. Rikthehen të dielën reshjet e forta. Kryesisht do të ketë skaji verilindor dhe më pak do të ketë juglindja e vendit.

Duke qenë se termomentri gjatë ditës së sotme luhatet 3-4 minimalja, maksimalet sot janë 20 gradë, nga dita e shtunë një rënie të lehtë dhe një rënie më e theksuar të dielën ku zbret termometri 0 gradë. Pra temperatura me nuanca të dimrit edhe pse jemi në muajin e dytë të pranverës. Parashikohet që 0 dhe -1 gradë të kenë zonat malore dhe maksimumet të jenë rreth vlerës 19 gradë. Do të përjetojmë të paktën 2 apo 3 ditë me nuanca dimri, temperatura edhe në vlera negative ndonëse do të jenë afatshkurtër sepse nga mesi i javës tjetër do të na rikthehen sërish temperaturat e pranverës. Megjithatë, do ta specifikoja edhe këtë fundjavë të paqëndrueshme sepse nuk do të kemi nga mëngjesi deri në mbrëmje ditë me diell, por paraditja me diell dhe pjesa e dytë me vranësira dhe reshje, sikundër i kemi përjetuar gjatë gjithë kësaj jave”, u shpreh Porja.

Related Posts

Zbulohet arsyeja e frikshme si humbi jeten i mituri ne Vlore!

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me rastin e rëndë të fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën në Vlorë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe…

‘Sa të jem unë dhe PS nuk rriten pagat e gjyqtarëve’, deklaron Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e gjyqtarëve, duke u shprehur prerë se nuk do të ketë rritje të mëtejshme të tyre për…

Pse fshihet e vërteta”/ Familja shqiptare u shua në Itali, avokati zbulon detajet e forta

Një tragjedi e rëndë që ka tronditur opinionin publik vazhdon të mbetet e mbuluar me pikëpyetje. Shuarja e një familjeje shqiptare në Itali ka ngritur dyshime të…

“Si brenda si jashtë, ta nxjerr…”/ Mos m’prek me dorë, Rogerti përplaset me Luizin

Hyrja e Luizit në shtëpi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta mes banorëve. Ndërsa disa prej tyre u shfaqën të habitur dhe të shtangur nga rikthimi i…

“Kush e fiton BBV5 dhe pse?”/ Luizi e pyet, ja si përgjigjet Selin

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shërbyer për të “skanuar” pretendentët për fitore përmes pyetjeve të tij direkte, duke i…

Lajmi i fundit : S’mund dhe s’do të ketë rritje pagash”, Rama:

Kryeministri Edi Rama u shpreh sërish kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për referencën e pagave,…