Kandidatin për deputet e heqin nga puna si roje

Emisioni investigativ Fiks Fare ka transmetuar rastin e kandidatit për deputet në Tiranë, Artan Përmeti, i cili pretendon se është përballur me presion nga punëdhënësi i tij.

Kompania e sigurisë ‘Illyrian Guard’, për të dhënë dorëheqjen nga puna pas shpalljes së kandidaturës së tij nën siglën e partisë Aleanca Kombëtare Shqiptare.

Sipas Përmetit, menjëherë pasi emri i tij u publikua në listën e kandidatëve për deputetë, punëdhënësi i kërkoi të largohej nga puna me argumentin se ligji nuk e lejon të mbajë njëkohësisht dy pozicione, atë të kandidatit dhe atë të punonjësit të sigurisë në objekte shtetërore. Përmeti refuzoi të japë dorëheqjen dhe pretendon se për këtë arsye është transferuar nga Aeroporti Civil Shtetëror në Spitalin Nr. 5, si një formë presioni për ta detyruar të largohet.

Në një telefonatë të siguruar nga Fiks Fare, shefi i tij , Erald Shtylla, i kërkon atij të japë dorëheqjen, duke i thënë se ligji nuk e lejon të jetë njëkohësisht kandidat dhe punonjës sigurie. Përmeti i është përgjigjur se ligji i lejon të vazhdojë punën deri 30 ditë pas zgjedhjes si deputet dhe ka kërkuar që çdo vendim për largimin e tij t’i komunikohet në mënyrë zyrtare.

Nga ana tjetër, drejtuesi i kompanisë ‘Illyrian Guard’, Erald Shtylla, mohon që transferimi i Përmetit të ketë motive politike, duke deklaruar për Fiks Fare se ndryshimi i vendit të punës është bërë për nevoja të kompanisë.

Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike ndalon deputetët të ushtrojnë veprimtari private që krijon të ardhura në formën e personit fizik apo të jenë të punësuar në sektorë të tjerë. Përmeti këmbëngul se ai ka të drejtë të qëndrojë në punë derisa të zgjidhet deputet dhe të plotësojë afatin ligjor për dorëheqje nga pozicioni i tij aktual

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…