Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë

Një skandal i pazakontë ka përfshirë komunitetin shqiptar të Diasporës pas një akti bamirësie që përfundoi në zhgënjim të thellë. Katër të rinj shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, që jetojnë në Europë, kishin vendosur të surprizonin banorin e tyre të preferuar të Big Brother VIP Albania, Gjestin, duke mbledhur një shumë prej mbi 5,000 euro.

Këto para ishin destinuar për fluturimin e parashutave dhe dronëve mbi shtëpinë e BBVA, në mbështetje të Gjestit. Por, surpriza nuk ndodhi kurrë.

Personi që mori përsipër organizimin dhe administrimin e fondeve ishte Diamant Aliu, 32 vjeç nga Ferizaj. Pasi mori shumën, ai u zhduk pa lënë gjurmë, duke mos dhënë asnjë shpjegim për fatin e parave.

Emisioni investigativ “Piranjat” udhëtoi drejt Ferizajt për të kontaktuar me të. Pas përpjekjeve të shumta, ata e gjetën Diamantin në derën e shtëpisë së tij, por ky i fundit refuzoi të flasë dhe mbylli derën pa dhënë asnjë sqarim.

Gjatë hetimit, bashkëshortja e tij deklaroi se ishte ndarë nga ai dhe nuk kishte asnjë lidhje me mashtrimet në fjalë. Familjarët e tij, të cilët ndodheshin në një fshat pranë Ferizajt, gjithashtu nuk u gjendën në shtëpi për të dhënë një koment.

Rasti ka ngjallur zemërim në rrjete sociale dhe kërkesa për drejtësi nga ndjekësit e BBVA dhe mbështetësit e Gjestit.

Related Posts

Zbulohet arsyeja e frikshme si humbi jeten i mituri ne Vlore!

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me rastin e rëndë të fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën në Vlorë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe…

‘Sa të jem unë dhe PS nuk rriten pagat e gjyqtarëve’, deklaron Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e gjyqtarëve, duke u shprehur prerë se nuk do të ketë rritje të mëtejshme të tyre për…

Pse fshihet e vërteta”/ Familja shqiptare u shua në Itali, avokati zbulon detajet e forta

Një tragjedi e rëndë që ka tronditur opinionin publik vazhdon të mbetet e mbuluar me pikëpyetje. Shuarja e një familjeje shqiptare në Itali ka ngritur dyshime të…

“Si brenda si jashtë, ta nxjerr…”/ Mos m’prek me dorë, Rogerti përplaset me Luizin

Hyrja e Luizit në shtëpi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta mes banorëve. Ndërsa disa prej tyre u shfaqën të habitur dhe të shtangur nga rikthimi i…

“Kush e fiton BBV5 dhe pse?”/ Luizi e pyet, ja si përgjigjet Selin

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shërbyer për të “skanuar” pretendentët për fitore përmes pyetjeve të tij direkte, duke i…

Lajmi i fundit : S’mund dhe s’do të ketë rritje pagash”, Rama:

Kryeministri Edi Rama u shpreh sërish kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për referencën e pagave,…