Historia RRËQETHËSE e vogëlushit Gëzim që lu*fton për jetën, ra në koma ditën që festonte 3-vjetorin

Prej dy muajsh, Gëzimi priste me padurim këtë ditë. Ditën kur do të bënte 3 vjeç.

Dita kur shokët do t’i këndonin këngën e urimit, ai do të mbyllte sytë, do të shprehte një dëshirë dhe do të frynte qirinjtë mbi tortë. Kishte recituar pafund vargjet që do t’u thoshte të gjithëve, duke e imagjinuar festën e madhe, të mbushur me tullumbace dhe dhurata. Por fati i pashpirt, kishte shkruar një skenar tjetër për të. Pikërisht më 29 mars, ditën kur do të mbushte 3 vjeç, Gëzimi ra në koma.

Prej disa ditësh gjendet i lidhur me tubat e aparaturat që e mbajnë në jetë. Nuk i hap sytë, nuk flet, trupi i tij po përpiqet të luftojë fort me sëmundjen që e ka mbërthyer në kthetrat e saj, por s’po mundet më.

Në fillim, Adela dhe Albani menduan se ishte një virozë e zakonshme. Por brenda disa orësh, djalit të tyre të vogël iu rëndua frymëmarrja, trupi i tij u bë i plogësht, dhe sytë e tij të bukur, dikur plot jetë, nuk arritën të hapeshin më. Në spital, gjithçka ndodhi shpejt. Dhe pastaj, një frazë që i goditi si rrufe në qiellin e hapur: Djali juaj ka një sëmundje tëe rëndë që prek trurin…

Adela i njihte mirë këto terma, i njihte më mirë se kushdo tjetër. Ajo vetë është mjeke, një neonatologe që çdo ditë lufton për jetën e fëmijëve të vegjël. Ka parë dhjetëra raste të ngjashme, ka luftuar për shumë jetë të vogla… por tani është ndryshe. Tani është Gëzimi i saj.

Gëzimi është gëzimi i parë e i vetëm për dy prindërit e tij, Adelën dhe Albanin. Ata janë dy të rinj intelektualë, që nga qyteti i Krujës erdhën në Tiranë dhe vazhduan universitetin. U njohën në bankat e gjimnazit para 14 vitesh, të dy me një brengë të madhe, me një dhimbje që vetëm ata të dy mund ta kuptonin; ishin jetimë. Si për ironi të fatit, në vitin 2009, kur Albani ishte vetëm 16 vjeç, ndërroi jetë i ati i tij, Gëzimi. E pak muaj më vonë e njëjta tragjedi goditi edhe Adelën. Në vitin 2011, të rinjtë shkëmbyen shikimet e para në korridoret e shkollës dhe bashkë me historinë e tyre të madhe të dashurisë, triumfuan edhe ëndrrat. Në vitet që pasuan, ata ndërtuan jetën e tyre me sakrifica, mes studimeve dhe punës, mes mungesave dhe përpjekjeve për të mbijetuar në një botë që nuk u kishte dhënë asgjë falas. Por më pas, jeta u buzëqeshi. Adela u bë mjeke, Albani një jurist.

E kur zemrat duhen shumë, duhet dhe një zemër e tretë për të ndarë gjithë dashurinë. Në 29 mars të 2022 erdhi në jetë një djalë i bukur si drita, lumturia e Adelës e Albanit. E quajtën Gëzim, njësoj si babai i Albanit, për të rikujtuar në çdo herë, gjyshin e mirë që Gezimi s’pati fatin kurrë ta njihte.

Në Shqipëri për vogëlushin nuk ka më shpresa. Ai ka nevojë për një trajtim të specializuar jashtë vendit. Gëzimi ndoshta nuk e kupton gjithë këtë luftë, por diku, thellë brenda tij, një dëshirë është ende duke pritur. Një dëshirë që nuk është shprehur ende. Ditëlindja e tij nuk ka përfunduar. Qirinjtë e tij nuk janë shuar. Dhe për sa kohë ka ende shpresë, ai do të luftojë. Për jetën. Për ëndrrën e tij. Për të hapur sytë dhe për të dëgjuar përsëri zërin e prindërve të tij që i këndojnë: Shumë urime për ty, shumë urime për ty, shumë urime për Gëzimin…

Related Posts

Grυshte dhe shkeIma, lNClDENTl që nuk u pa gjatë këngës së lzraeIit në Eurovision

Ditën e djeshme, RTE News njoftoi se një incident ndodhi gjatë performancës së përfaqësueses së Izraelit në finalen e Eurovisionit dhe tani është publikuar një video që…

‘Mallkuar dita kur e njoha!’ Dilberja e prekur: Më akuzojnë se e ndava tim shoq nga gruaja

Një çift bashkëshortësh përballen në rubrikën “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Dilberja ka thirrur bashkëshortin, Bashkimin duke mallkuar ditën kur u njoh…

Pasuria ndan çiftin: Ka vd*kur dashuria!

Dilberja është bashkëshortja e dytë e Bashkimit, me të cilin përballet në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare“ në Tv Klan. Bashkimi ka pasur një martesë…

‘Më thoshte s‘dua fëmijë se kam 4’! Prapaskenat e martesës së vonuar

Dilberja dhe Bashkimi janë bashkë që prej vitit 2011, pas ndarjes së tij nga bashkëshortja e parë me të cilën ka 4 fëmijë. Gjatë debatit në “Shihemi…

Cfarë historie! ‘Babi donte të më shiste, halla i dha mamit heIm miu që të vd*ste…’

Ajo prezantohet në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan duke thënë se vjen nga Vora dhe gjëja e parë që kujton nga fëmijëria është dhuna….

Arbana Osmani së shpejti në televizion, por jo në ‘Top Channel’???

Pas largimit të bujshëm nga Top Channel dhe shkëputjes nga formati që e identifikoi për vite me radhë, Big Brother VIP, emri i Arbana Osmanit ka qenë…