Konfirmohet ndarja mes Big Bastës dhe Vesa Lumës, çfarë ndodhi mes çiftit të këngëtarëve!

Big Basta dhe Vesa Luma, një prej çifteve më të njohura të skenës muzikore shqiptare, po flitet se po kalojnë një krizë. Thashethemet nisën të marrin vrull pas futjes së Big Bastës në “Ferma VIP 2”, një vendim që, sipas burimeve, nuk është mirëpritur nga Vesa.

Por ajo që shtoi edhe më shumë dyshimet ishte përgjigjja e reperit kur u pyet për kë do e merrte më shumë malli gjatë qëndrimit në fermë. “Djalin”,- u përgjigj ai, dhe kur u pyet nga Luana “Vetëm për djalin?” shtoi “Edhe familjen”, pa e përmendur fare Vesën.

Sakaq, Vesa nuk ka bërë asnjë postim mbështetës për Big Bastën në rrjetet sociale. Ndërkohë që një tjetër detaj u vu re gjatë qëndrimit të tij në shtëpi. Në shtëpi është vënë kënga e Vesës dhe ai nisi të këndojë dhe kërcejë së bashku me banorët e tjerë. Por sërish përshëndeti vetëm të birin, jo Vesën.

Pak ditë më parë “Panorama Plus” shkroi se ftesa e “Ferma VIP2” për Big Bastën i ka sjellë atij probleme me bashkëshorten, Vesën. Sipas raportimeve, burimet pranë tyre kanë konfirmuar se çifti po kalon një periudhë të vështirë. Shkak i kësaj përçarjeje duket se është pjesëmarrja e reperit në këtë format ku pjesë u bë mbrëmjen e së hënës. Vesa dhe Big Basta shpesh postojnë së bashku duke treguar dashurinë dhe mirënjohjen ndaj njëri-tjetrit.

Kujtojmë që dhjetorin e vitit 2024, dyshja u shfaq në Paris për të festuar përvjetorin e propozimit për martesë. 12 vjet më parë, në kulmin e dashurisë së tyre, dy këngëtarët e përjetuan në Paris çastin më të bukur të lidhjes së tyre, që më pas do të ndryshonte tërësisht jetën. Vesa dhe Big Basta iu rikthyen të njëjtin vend me kujtime të gjalla për ditën e tyre më të bukur. Natyrisht, tashmë edhe me frytin e tyre të dashurisë, djalin 8-vjeçar Lian. Me një postim në llogarinë e saj në Instagram, Vesa ndau këtë moment edhe me miqtë virtualë, duke theksuar se ky udhëtim ka rikthyer familjen në të njëjtin vend, pas 12 vitesh.

“Para 12-vjetësh, më datë 12.12.12 në orën 12:00@bigbastazone bëri propozimin më të bukur në botë në #eifeltoëer. Sot, më datë 12.12.24, në orën 12:00 u rikthyem me frytin e dashurisë në të njëjtin vend,” shkroi këngëtarja.

Në këtë kohë që flasim çift gëzojnë një djalë së bashku, mirëpo pjesëmarrja e Big Bastës në një reality-show duket se ka sjellë edhe hapin final të krizës së çiftit. Mbetet për t’u parë nëse vetë Big Basta do të flasë për këtë ndarje nga bashkëshortja e tij, apo do të zgjedhë që mos të ndajë detaje me publikun. Balkanweb

Related Posts

TMERR në Greqi! Dy fëmijë të vegjël përfundojnë në spital me shenja dj*egieje nga cigaret, arr*estohet nëna e tyre

Autoritetet greke janë duke hetuar në lidhje me një rast serioz abuzimi me fëmijë, ku përfshihen dy të vegjël dhe nëna e tyre. Të shtunën e kaluar…

E dhim*bshme! Vlonjatja do sh*tej ne Itali nga babai, halla i dha mamit h*Im miu që të vd*ste…’ ja ‘mekati’ i saj i vetem

I ka bërë të 18-at dhe tashmë është nënë e një vajze, por historia e Adrianës nuk i përngjan ndonjërës që jemi njohur më parë në “Ka…

Po udhëtonte drejt Greqisë, 24-vjeçarja shqiptare sh*kon udhëtarët me atë që fshihte në çantë

Një vajzë shqiptare ka ngritur në këmbë p olicinë greke sapo ka kaluar Kakavijën pas kontrollit të kryer. Autobusi është ndaluar nga p olicia në kryqëzimin e…

Pasi hoqi dorë nga politika ja ku do ta shikojmë tani Monika Kryemadhin

Monika Kryemadhi duket se ka hequr dorë nga postet politike për t’u bërë pjesë e kinematografisë. Ajo ka publikuar disa pamje në rrjetet sociale, ku është duke…

Pogradec, 50-vjeçari me bashkëshorten dhe djalin dhu*non nënën dhe motrat

Një 50-vjeçar, së bashku me bashkëshorten e tij 49-vjeçare dhe djalin 27-vjeçar, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrave të tij. Policia bën me dije…

E trishtë/ Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në moshën 51-vjeçare akademikja e njohur Arta Musaraj

Është ndarë nga jeta në moshën 51-vjeçare, akademikja e njohur Arta Musaraj, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë. Arta Musaraj mbante titullin Prof.Dr, pasi kishte…