Me apo pa dashje, Arbana zbuloi rrogën e majme që merrte në Big Brother VIP Albania

Moderatorja e njohur dhe e dashur për publikun, Arbana Osmani, mbrëmjen e djeshme ndau me publikun një nga rrëfimet më të forta dhe më të ndjera që ka bërë ndonjëherë.

E ftuar në skenën e “X Factor Albania” në Tv Klan, Arbana foli për herë të parë hapur për arsyet që e çuan të largohej nga Top Channel, duke i dhënë fund një epoke të gjatë suksesi, përfshirë edhe prezantimin e spektaklit më të ndjekur shqiptar, Big Brother VIP.

Ajo zbuloi se, pavarësisht audiencës maksimale, suksesit të jashtëzakonshëm dhe një “rroge me shumë zero”, brenda vetes ndjente boshllëk.

“Isha në pozicionin më të lakmuar që një prezantues televiziv mund të ketë. Audiencë maksimale, sukses i jashtëzakonshëm, rroga me shumë zero, kontrata marketingu, tituj në portale. Dhe megjithatë, e vetmja gjë që mezi po prisja të ndodhte ishte që ai program të mbaronte”, – u shpreh ajo pa filtra.

Moderatorja tregoi se vendimi për t’u larguar nuk ishte i lehtë dhe përballoi kritika të shumta.

“Më thoshin se po bëja një gabim të madh, se ishte maja e spektaklit, fundi i karrierës sime, se nuk ka asnjë njeri të pazëvendësueshëm… por unë vendosa të largohem, sepse po humbisja diçka më të rëndësishme se suksesi, ambicia dhe paratë – po humbisja veten time.”

Rrëfimi i Arbanës ishte një thirrje për reflektim, për të gjithë ata që ndjekin ëndrrat e mëdha, por shpesh harrojnë veten rrugës. Ajo pranoi se ndonëse kishte shumë frikë nga e panjohura, vendosi të zgjedhë jetën reale dhe lumturinë përkrah fëmijëve të saj.

Në fund, Arbana dhuroi një mesazh të fuqishëm:

“Unë kam zgjedhur të jetoj jetën time dhe jo pritshmëritë e të tjerëve. Ndoshta kjo është forma më e pastër e guximit.”

Related Posts

Pas gjithë bujës, vjen reagimi i Ledion Liços (Foto)

Pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe aludimesh të shumta për jetën e tij personale dhe nisjen e sezonit të ri të “Big Brother VIP Albania”, moderatori…

Vd*s 19 vjecari shqiptar, detajet e renda

Një ngjarje tragjike u shënua mbrëmjen e së enjtes në Selanik, ku një i ri 19-vjeçar nga Shqipëria humbi jetën pasi ra nga ballkoni i një banese…

Edi e nxjerr zbuluar pa dashje produksionin

Hyrja e Ludo Lee, trazoi lojën e Edit në BBVK. Ai po gjykohet se po bëhet avokat I Edit duke mbështetur lojën e tij. Në bised se…

“Është vetëm çështje kohe”, paralajmërim i fortë: Drejtësia do të arrijë tek kryeministri, pritet …

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Mundësia, Barbara Doda, e ftuar në një emision televiziv, komentoi zhvillimet e sotme në Këshillin e Mandateve në Kuvend, të cilit SPAK…

Zbulohet SHIFRA/ Rritet paga minimale, ja sa do të jetë nga 1 Janari

Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë datë 19.12.2025 Paga bazë minimale mujore për punonjësit në…

Ndahet nga jeta papritur gazetari i njohur shqiptar, figure e shquar dhe shume e dashur

Një lajm i trishtë për botën e medias në Shqipëri. Gazetari Marin Nikolla ka ndërruar jetë në moshë fare të re në Spitalin Nënë Tereza, pas një…