Drama jashtë kamerave: PërpIasje në korridoret e Top-it mes Nedës dhe këtij opinionisti

Se Big Brother po aq sa brenda zhvillohet edhe jashtë, kjo gjë dihet. Dhe kur themi jashtë, e kemi fjalën edhe për drama që ndodhin larg kamerave, por shumë afër zhurmës së formatit.

Teksa formati po shkon drejt fundit, tensioni po vërehet – dhe jo vetëm mes banorëve. Ditën e sotme, një situatë me pak dramë (ose pak më shumë) është shënuar në korridoret e Top Channel.

Protagonistja? Opinionistja Neda Balluku. E kur përmendet Neda në këtë Big Brother, patjetër zinxhir shkon edhe dikush tjetër! Banorja, Rozana Radi!

Prive by Liberta Spahiu, nga dëshmitarë okularë, ka mësuar se sot ka pasur një diskutim të fortë në korridor mes saj dhe opinionistit Elton Tozaj.

Duket se qëndrimi i tij – se Neda është e njëanshme kundrejt Rozanës, marrë shkas nga “Bigu” i saj para shumë vitesh – ka bërë që analizat e Eltonit të mos i pëlqejnë aspak Nedës. Dhe, për ta thënë troç, ka plasur një debat ku nuk munguan as tonet e larta.

Neda, si duket, nuk e ka ndërmend ta lërë me aq! Ajo e ka kërcënuar me një padi gjyqësore opinionistin për deklaratat e tij – ndoshta për të dëshmuar edhe një herë se situatat me Rozanën nuk i kapërdin aq lehtë… asnjëherë.

Korridoret e Topit po gumëzhijnë, e ndërkohë ne s’na mbetet tjetër veçse të presim nëse do të ketë vazhdim… apo ndonjë spin-off të vogël nga kjo përplasje! /Prive By Liberta Spahiu

Related Posts

Pas gjithë bujës, vjen reagimi i Ledion Liços (Foto)

Pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe aludimesh të shumta për jetën e tij personale dhe nisjen e sezonit të ri të “Big Brother VIP Albania”, moderatori…

Vd*s 19 vjecari shqiptar, detajet e renda

Një ngjarje tragjike u shënua mbrëmjen e së enjtes në Selanik, ku një i ri 19-vjeçar nga Shqipëria humbi jetën pasi ra nga ballkoni i një banese…

Edi e nxjerr zbuluar pa dashje produksionin

Hyrja e Ludo Lee, trazoi lojën e Edit në BBVK. Ai po gjykohet se po bëhet avokat I Edit duke mbështetur lojën e tij. Në bised se…

“Është vetëm çështje kohe”, paralajmërim i fortë: Drejtësia do të arrijë tek kryeministri, pritet …

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Mundësia, Barbara Doda, e ftuar në një emision televiziv, komentoi zhvillimet e sotme në Këshillin e Mandateve në Kuvend, të cilit SPAK…

Zbulohet SHIFRA/ Rritet paga minimale, ja sa do të jetë nga 1 Janari

Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë datë 19.12.2025 Paga bazë minimale mujore për punonjësit në…

Ndahet nga jeta papritur gazetari i njohur shqiptar, figure e shquar dhe shume e dashur

Një lajm i trishtë për botën e medias në Shqipëri. Gazetari Marin Nikolla ka ndërruar jetë në moshë fare të re në Spitalin Nënë Tereza, pas një…