Rrezik kibernetik? Qytetarja denoncon: Po marrin thirrje të dyshimta telefonike nga numra të huaj

Një situatë e pazakontë po ndodh prej datës 4 prill 2025 ku raportohet se disa qytetarë në Shqipëri janë telefonuar në mënyrë të dyshimtë nga numra të panjohur ndërkombëtarë.

Në redaksinë e JOQ Albania qytetarët raportojnë se pas thirrjeve kanë marrë mesazhe me kode verifikimi, veçanërisht për aplikacionin Viber, të cilat ata nuk i kanë kërkuar.

Në pamjet e dërguara nga një prej qytetarëve, shfaqen telefonata të panjohura nga vende si Singapor, Austri, Vietnam, Gjermani, Kore e Jugut, Zvicër, Norvegji, Itali dhe Filipine, të gjitha brenda një harku të shkurtër kohor. Kjo valë thirrjesh të dyshimta ka shkaktuar panik dhe konfuzion tek ata.

“Që prej mbrëmë familjarë dhe shoqëria jonë po marrim telefonata të çuditshme nga numra të huaj.Pas thirrjeve vijnë mesazhe me kode verifikimi për Viber, që nuk i kemi kërkuar fare! Kemi 4 telefona në shtëpi dhe të gjithë kanë të njëjtin problem prej 04.04.2025 deri më 05.04.2025”, shprehet një prej denoncueseve.

Çfarë mund të jetë kjo?

Kjo mund të jetë një tentativë mashtrimi apo sulmi kibernetik për të hyrë në llogaritë tuaja të komunikimit përmes kodeve të verifikimit që dërgohen në mënyrë automatike pasi keqbërësit kërkojnë qasjen në to.

Çfarë duhet të bëni?

-Mos ju përgjigjni thirrjeve të panjohura ndërkombëtare.

-Mos klikoni në asnjë link apo kod që ju vjen menjëherë pas thirrjeve.

-Mos fusni asnjë kod verifikimi në aplikacione nëse nuk i keni kërkuar vetë.

-Aktivizoni verifikimin me dy hapa në aplikacionet tuaja për të rritur sigurinë.

-Denonconi rastet pranë Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike apo policisë.

⚠ Kujdes: Mos u bëni viktimë e mashtrimeve kibernetike!

Related Posts

Pamje ap*kaliptike! Dëborë në Korrik/ E pabesueshme por e vërtetë, situatë e pazakontë nga moti që ‘nuk pyet më’

Sipas mediave turke, dëbora ka rënë në disa provinca të Anadollisë Lindore, përfshirë Rizen, Trabzonin, Bajburtin dhe Erzurumin, kushte atmosferike që nuk janë parë prej dekadash. Reshje…

Dhjetra telefonata alarmuan “Burgjet”, grupi i Laert Haxhiut në qeli me 4 celularë, kufje e karikues

Një dosje hetimore e siguruar nga “Ora News” tregon një situatë jo optimiste në sistemin penitenciar të burgjeve në Shqipëri, ku sendet e palejuara (telefona), futen në…

Gjyqi i rrallë në Tiranë, e moshuara 82-vjeçare gjobitet sepse ushqen macet e rrugës! Ja shuma që duhet të paguajë

Këto janë macet që i kanë hapur probleme me autoritetet strehueses së tyre, Irinit. 82-vjeçarja jeton në Tiranë dhe ushqen jo vetëm macet e saj por edhe…

Aksidenti në Shkodër/ Zbardhet EMRI i viktimës, të pl*agosur dhe gruaja e dy fëmijët e tyre

Policia e Shkodrës ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me aksidentin tragjik të regjistruar pasditen e sotme, rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Shkodër…

E rëndë/ Bie nga lartësia duke montuar tendën e diellit punëtori 44-vjeçar, ndodhet në spital në gjendje…

Policia e Vlorës konfirmoi sot (4 korrik) se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal në…

E shtuna ‘përvëlon’ vendin/ Shërbimit Meteorologjik Ushtarak bën paralajmërmin: Temperaturat arrijnë kulmin në…

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e shtunë, më 5 korrik, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe me temperatura të larta. Moti…