Apeli prekës: Daja humbi çantën me para, i kishte për një hall të madh familjar! Ju lutem kush i ka gjetur t’i dorëzojë!

Një rast prekës ka mbërritur sot në redaksinë e JOQ Albania nga qyteti i Lushnjës. Një qytetar na ka shkruar në emrin e dajës së tij, të cilit i ka humbur një çantë me 1 milion e 400 mijë lekë të vjetra, 270 euro, dhe dokumente personale si kartë identiteti, patentë dhe kartë banke.

Sipas dëshmisë, ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, pranë kompleksit “Joti” në Lushnjë, ku mendohet se çanta ka rënë nga makina gjatë ecjes, pasi është harruar sipër saj.

Personi që ka humbur çantën quhet Shkëlqim Gërbi, dhe apeli për ndihmë është sa njerëzor aq edhe i dhimbshëm. Familjarët tregojnë se lekët ishin për një hall të madh familjar, pasi brenda 6 muajve i kanë ndodhur dy tragjedi: i ka ndërruar jetë djali dhe më pas nipi, duke e lënë në një gjendje shumë të rënduar emocionale.

“Të paktën nëse dikush e ka gjetur çantën, t’i dorëzojë ato që janë brenda. I lutemi me gjithë zemër! Do të bënte një gjest shumë human. Ai është shumë i ngarkuar psikologjikisht dhe këto para e dokumente i nevojiten me patjetër,” thuhet në mesazh.

Kushdo që ka informacion ose e ka gjetur çantën, mund të kontaktojë në këtë numër telefoni: 0692152002.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…