Shkrumbohet plotësisht gjatë natës lokali në Tiranë, çfarë dyshon policia

Rreth orës 03:25, dyshohet se si pasojë një difekti teknik ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit E. A. Si pasojë lokali është djegur plotësisht, ndërsa po punohet për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.

Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.1 -arrestuan shtetasin P. M., 56 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij; -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. B., 29 vjeç, L. Xh., 26 vjeç dhe A. Xh., 49 vjeç, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4: -arrestuan shtetasin E. I, 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit në motomjetin të cilin e drejtonte pa targa dhe pa dokumentacion përkatës, iu gjet një armë e ftohtë; -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit O. N., 41 vjeç dhe A. M., 46 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta me njëri-tjetrin. -Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit: -L. M., 42 vjeç dhe S. Gj., 53 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur; -J. B., 19 vjeç dhe M. D., 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, pa lejen përkatëse. -Informacion paraprak: Me datë 06.04.2025, rreth orës 09:45, ka rënë zjarr në katin e tretë të një banese në Shkozë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë bënë evakuimin e banorëve dhe sëbashku me grupin hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…