“Qante ajo nusja”/ Përgjimi në SKY, pas porositjes së vr*sjes Franc Çopja shkoi për ngushëllim te familja Alibej: Të rroni vetë u thashë, hahaha

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, mbrëmjen e sotme ka hedhur dritë mbi përplasjet e përgjakshme që tronditën qytetin e Elbasanit, ato mes fisit Çopja dhe Alibej.

Përplasja shpjegohet në detaje që shfaqin dinakërinë e Çopjave, që pas kryerjes së masakrës së Bradasheshit ndaj Erion Alibejt shkuan më pas për të bërë “qokën” në shtëpinë e viktimave dhe duke u hequr si të paditur.

Në Shënjestër

Por ato që do të fundosnin grupin e Çopjave në skenarin e tyre për të ekzekutuar Endrit Alibej do të ishin sikurse thamë komunikimet në Sky Ecc. Aty ku Mikael Qosja ka disa biseda shumë interesante me Franc Çopjan apo Gergely, ku flitet edhe për paratë që ky i fundit i ka dhënë Talo Çelës për të vrarë Endrit Alibejn.

Sky Ecc

Mikael Qosja i shkruan Franc Çopjas.

‘I kemi dhënë ‘Katnarit’ (Talo Çelës) 460 mijë euro dhe 100 000 paund.

Talo Çelës duhet t’i zbresim nga llogaria vlerën e 30 bukëve (dyshohet lëndë narkotike)’. Më datë 11 Korrik 2020, Mikael Kamami komunikon me mesazhe me shtetasin Franc Çopja, të cilit i shprehet duke thënë se, ‘ishalla nuk ka gisht Dashi (Dashnor Dumani) te ngjarjet e Durrësit (vrasja e Dorian Shkozës, Anxhelo Avdisë dhe vëllezërve Haxhia). Kjo pasi këtë gjë do ta përdorin në fovor të tyre.

Në një tjetër bisedë me shtetasin Ado Xhika, Mikael Qosja që mban edhe mbiemrin Kamami, nuk lë dyshime mbi dijeninë që ai ka mbi vrasjen e Endrit Alibej.

Mikael Qosja

Ata që janë gjuajtësit (ekzekutorët) e vrasjes së vëllezërve Haxhia, janë ata që ka marrë pjesë edhe në ekzekutimin e ‘Tarzanit’ (Erion Alibej). Unë e njoh një nga ekzekutorët në vrasjen e tyre pasi së bashku kemi marrë pjesë në ekzekutimin e Endrit Alibej. Kjo ka ndodhur për shkak të xhelozisë dhe inateve midis nesh.

Në një tjetër komunikim me Talo Çelën, Mikael Qosja i shpreh shqetësimin këtij të fundit nëse Klevis Alla, ka dijeni për ekzekutimin që ata i kanë bërë Endrit Alibej.

Sky Ecc

Mikael Qosja bisedon me Talo Çelën.

‘Frate po ky kaçuli a ka ditur gjë për punët e Elbasanit. Leje Dashin. Ky kaçuli po them di gjë për ne. Se do hapet çështja e Elbasanit.

Se po qe thyer ‘Kokëçami’ (Altin Ndoci) mund të ketë folur shumë gjëra. ‘Po ishalla s’ka gisht ‘Cjapi’ (Dashnor Dumani), Por po pati gisht ‘Cjapi’ na ka shit te ‘Krymi’. ‘Sepse nuk duhet të largohej Dashnor Dumani pasi ai ka bërë punën e parë’.

‘Tani më dëgjo pak. Tani ‘Cjapi’ a di gjë ku shkoi makina atë natë? Po armët? A di vendin Nori ku janë hedhur’.

Nga konteksti i kësaj bisede dhe nga deklarimi i shtetasit Nuredin Dumani si bashkëpunëtor i drejtësië konstatohet se Dashnor Dumani ka marrë pjesë në vrasjen e trefishtë të Bradasheshit, ku ka patur rolin e ekzekutorit.

Por po me kaq interes janë edhe bisedat që Franc Çopja bën në lidhje me Masakrën e Bradasheshit me një nga komunikuesit e tij, ku ai i shpreh këtij të fundit shqetësimin se grupi i ekzekutorëve po flasin ca si shumë, dhe nuk po u rri goja.

Sky Ecc

Franc Çopja bisedon me Renato Musakun.

‘Talo Çela dhe grupi i tij kanë gabuar nga mendjemadhësia, janë hallakatur. Kanë biseduar me persona të tjerë.

Alibej kanë qenë në ajër pasi nuk e kanë patur dijeni se nga u vinte problemi. Unë u shkova edhe për vaki dhe i hodha 50 euro, dhe u thashë t`i rrojnë familjarët. Gruaja e atij qante në gjuhën rumune. Ata janë spermë e keqe dhe është turp t’i quash armiq.

‘U zbuluan të gjithë. Po çfarë t’i bëj Talos unë, fluturon me bisht në b…. Se ata ishin në ajër. Nuk dinin asgjë se nga u erdhi. Po Talo B…. nuk do trima budallej.

Ika i piva dhe një kafe. I hodha 50 euro. T’rroni vetë, të rrojnë të dashmit i thashë. Hahaha’.

‘Qante ajo nusja atij Endritit, jubira miaaaaa. Se e ka rumune. Tja … rumunët tani hahaha”

Related Posts

Alarm për bo*mbë në Parlamentin e Kosovës

KOSOVË- Policia e Kosovës ka kërkuar që deputetët të dalin nga Kuvendi, para seancës konstitutive të kësaj të shtune. Sipas deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, PDK-së,…

Aksident i rëndë/ Automjeti përplas të moshuarin te vijat e bardha, i pl*agosuri paraqitet në sptal në gjendje të…

Në prag të 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës, Bashkimi Evropian bën thirrje për njohjen e asaj që ndodhi, respektin për viktimat, promovimin e pajtimit dhe përballjen me…

Edi Rama gati shkarkimin e Erion Veliajt, paralajmëron zgjedhje të parakohshme në kryeqytet, kryeministri çon…

Rigels Seliman Vendosmëria e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për t’i shkuar deri në fund të aferës “Partizani” ka alarmuar Sali Berishën, i cili prej javësh përballet me…

“Të vr*as, do fle me ty se je gruaja ime”- Kërcënimet e Feros ndaj Arbenitës, çfarë ndodhi në gjykatë! Akuzat që rëndojnë ndaj reperit

Reperi i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit si Fero, është zyrtarisht i akuzuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan për tri vepra…

Ekz’ekutohet me ar’më zjarri një shtetas i huaj në Greqi

GREQIA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shën Parashki të Greqisë pasditen e së premtes, ku një 43-vjeçar ende i paidentifikuar është ekzekutuar me armë zjarri….

Radhë kilometrike në Qafë Botë, qytetarët presin orë të tëra në kufi, nën temperatura të larta. Vonesa nga pala greke

Radhë kilometrike janë krijuar në pikën doganore të Qafë Botës. Pas arrestimit të 14 doganierëve grekë nën akuzën për kontrabandë mallrash, qindra qytetarë që udhëtojnë nga Greqia…