“‘Thoje dikur që gjithë grekët janë shqiptarë’: Elena Kocaqi ben deklaratën e fortë: Tani qe hyra ne politike une do te

Elena Kocaqi, kryetare e partisë Aleanca Kombëtare Shqiptare, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për kandidimin e saj në zgjedhje.

Kocaqi u pyet nga Ylli Rakipi lidhur me disa nga deklaratat e saj për grekët, por edhe për programin e partisë.

Kocaqi tha se nuk e ndryshon deklaratën se “grekët janë shqiptarë”, por shtoi se tani që është politikane dhe do të ketë raporte korrekte me vendin fqinj. Ajo foli për disa nga

Pjesë nga biseda:

Elena Kocaqi – 35 vjet dy partitë e mëdha kanë mbajtur pushtetin në të gjithë format dhe mënyrat. Mirë që e kanë mbajtur por nuk kanë bërë reforma afatgjatë. Këtë kanë bërë me pronat, pronat publike. Pronën private nuk e kthyen, bënë gjithë këtë rrëmujë. U shkatërrua ekonomia, bujqësua, ushtria, 35 vjet kanë parë pushtetin si pronë personale dhe shtetin si pronë personale. Sa vjen më keq bëhet. Ndryshimet Kushtetuese i bëri Rama dhe Berisha, e privatizuan. Deri tani, nëse një i ri do të angazhohet, nuk ka rrugë tjetër, nuk bëhet duke hyrë ne partitë personale të këtyre.

Ylli Rakipi: Ty të kanë thirrur ndonjëherë këta Rama dhe Berisha?

Elena Kocaqi: Jo por duke qenë profesore e historisë, kaëm një eksperiencë. Është detyrim i një politikani të dojë vendin dhe popullin e tij. Njëshi është ky dhe pastaj vazhdojnë gjërat e tjera.

Ylli Rakipi: Unë të kuptoj, por tani është pozicion tjetër, a do ta ndryshoni pak retorikën? Se politikanët duhet t’i rrumbullakosin gjërat. Doktori në vitet e para, luftonte shumë me grekët, të zhdukeshin fare, tani është bërë i afërt. Ti nuk mund të thuash që grekët nuk ekzistojnë dhe janë të gjithë shqiptarë…

Elena Kocaqi: Po flasim për historinë dhe shtetin. Si politikan dhe individ je i detyruar të kesh marrëdhënie të mira me shtetin grek. Është qasje institucionale. Unë kam kaq shkollë sa ti dalloj këto gjera. Asnjë mënyrë nuk do të marrim retorikën politike të Ramës dhe Berishës. Janë modeli më i shëmtuar. Ka patur retorikën e konfliktit personal.

Ylli Rakipi: Do ti mbahesh idesë se grekët janë shqiptarë të gjithë?

Elena Kocaqi: Janë arvanitë këtë nuk e lëviz historia. Shumcia e popullit është arvanitas, i qëndroj derisa të mbyll sytë. Këtu nuk shpikim gjë. Ka arvanitë vendas dhe të ardhur nga Azia.

Andi Tela: Ylli po thotë se të njohin njerëzit në këtë profil. Kështu do e bësh edhe fushaën?

Elena Kocaqi: Ky është profili shkencor. Por në profilin politik do të respektojmë shtetin tjetër se e kemi komshi, je i detyruar të kesh marrëdhënie të mirë.

Ylli Rakipi: Ju ku do të garoni dhe a keni kandidatë në të gjithë qarqet. Çfarë synoni ju?

Elena Kocaqi: Kemi 186 kandidatë se e ka ligji. Në listat tona të mbyllura, nuk bëmë këtë të të tjerëve. Krijohen shumë probleme me familjarët. NE kemi njerëz të arsimuar, nga një e kaluar e pastër. Edhe te të hapura janë njerëz të shkolluar dhe të realizuar. Na kanë mbështetur dhe ndihmuar. Unë kandidoj në Tiranë. Jam në listë të mbyllur sepse është procedura e tillë. I them atyre votoni 7 dhe e keni mjaftueshëm.

Ylli Rakipi: Disa parime mund ti dijë popullata nga partia juaj?

Elena Kocaqi: Duam shtet meritokratik dhe demokratik. As deputetët nuk zgjidhen nga populli, votohen partitë. Meritokratik do të thotë, që kemi lidhjen me gjithë strukturat në botë, ata që janë në emigracion ta kthejmë në Shqipëri. Kemi kandiduar në Fier, Ervin Mile, shkencëtar.

Ylli Rakipi: Shpopullimin si e ndalon ti?

Elena Kocaqi: Strehimi do të jetë zero, do ta marrë shtëpinë me kosto ndërtimi. Do të krijohet bankë shtetërore, që do të përdoret për kredi për bujqësinë, kredi për njerëzit në nevojë. Nuk ke mundësi të marrësh shtëpi, unë kam punuar gjithë jetën dhe nuk e marr dot. Shteti duhet të ndërmarrë politika të tilla, të ndërtojmë lagje me kosto zero. Do e marrësh shtëpinë me kosto.

Related Posts

Cilën gjyshe do më shumë fëmija – nga ana e nënës apo nga babai?

Fëmijët, si rregull, nuk kanë të njëjtën afërsi dhe lidhje me të gjitha gjyshet dhe gjyshërit. Ja me cilën janë më të afërt dhe më të lidhur…

Reagimi i befasishem i Sara Hoxha per unazen e marteses me Ledionin

Nata e madhe e hapjes së “Big Brother VIP Albania 5” solli shkëlqim dhe emocione, por vëmendja e publikut u fiksua te një detaj në dukjen e…

Të gjithë kujtojne se është nga Tirana, do habiteni kur të mësoni se nga është me origjinë Rudina Magjistari

“Rudina” dhe dashuria për Korçën – Momenti kur studioja u mbush me emocion dhe krenari për origjinën “Rudina”, një nga programet më të ndjekura të pasdites në…

Dyshohet se një banor është në gjendje të rëndë — ndërpriten kamerat, reagon familja

Një situatë shqetësuese është regjistruar orët e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku në qendër të vëmendjes ka qenë shëndeti i banorit Londrimit. Transmetimi…

Ngjarje e rende ne vend, disa te pl*gosur

Rreth orës 14:35, në qytetin e Kukësit, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. C., 36 vjeç, dhe S. K., 65 vjeç….

“A mund të flija në krevat me Sonilën…””/ Gazetarja i jep përgjigjen e fortë Milaim Zekës?

Mbrëmjen e djeshme, Kristi Lamaj u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Ai pati një mision që e kreu me…