Aldo Marku zbulon arsyen e ndarjes nga ish-bashkëshortja

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” Aldo Marku tregoi për eksperiencën e tij. Ish-banori i cili përfundoi rrugëtimin e tij në Big Brother VIP të shtunën pas më shumë se 100 ditësh qëndrimi. Regjisori ka rrëfyer më shumë rreth eksperiencës së tij gjatë këtij rrugëtimi dhe jo vetëm…

Aldo ka treguar në Top Albania Radio arysen se pse është ndarë nga ish-bashkëshortja e tij, e cila edhe gjatë qëndrimit të tij e ka mbështetur në çdo dalje televizive dhe në çdo intervistë.

E falenderoj shumë e kam parë edhe unë kur kam dalë, më bëhet shumë qejfi që ka folur me superlativa, të njëjtën gjë do të bëja dhe unë sepse kështu mendojmë për njëri-tjetrin, jemi suportues ndaj njëri-tjetrit, funksionojmë shumë mirë kështu. Kur ishim bashkë si çdo çift që kur vjen një moment që ti nuk gjen atë gjuhën e përbashkët dhe fillon bëhet si lajtmotiv. Filluam të kuptonim që mbase është më mirë që as të mos shkojmë në një pikë ku të bëhemi imazhi i keq për vajzën tonë as dëm për njëri-tjetrin. Morëm një vendim dhe jemi këtu ku jemi.

Elona e pyeti nëse ky është një vendim i pakthyeshëm?

Po deri tani është një vendim i pakthyeshëm. Shkojmë shumë mirë dhe prandaj duket kështu sikur çfarë po ndodh ose që është lojë. Kam përshtypjen që njeriu ka dy zgjidhje kur ndahet ose të fillojë të mbajë inat për të çliruar të gjithë ndjenjat e tjera dhe për të ndihmuar veten por kur të lidh një fëmijë bashkë të mbash inat të gjithë raportin e çon në një pikë jokomforte. Ndërkohë që zgjidhja tjetër është të vazhdosh të shohësh të mirat dhe të suportosh njëri-tjetrin. Edhe vajza në këtë rast nuk ndjen asnjë lloj toksiciteti apo pakënaqësie.

Nuk duket më shumë ndarje se sa thjesht si transferim i marrëdhënies në diçka tjetër.

A di gjë Akira për ndarjen e prindërve?

Jo, është e vogël. Ne rrimë bashkë mjaftueshëm që ta ndjejë prezencën e të dyve.

Related Posts

Konkurencë mes formateve? Luizi në BBVA, Arbana drejt BBVK-së

Hyrja surprizë e Luiz Ejllit në “Big Brother VIP Albania 5” është konsideruar si një nga lëvizjet më të forta televizive të këtij sezoni, duke rikthyer vëmendjen…

Dy hyrje të reja në BBVIP Albania, përveç Luizit

Sonte shtëpia e Big Brother VIP Albania duket se do të jetë më e nxehtë se kurrë. Përveç Luizit, që ka qenë fokus i banorëve dhe publikut…

Autobusi bie në përrua, 14 persona humbin j*tën! Aksident tr agjik

BOLIVI – Një aksident i rëndë rrugor ka shkaktuar humbjen e jetës së të paktën 14 personave në Bolivi, pasi një autobus doli nga një rrugë rurale…

Horoskopi ditor, e diel 8 shkurt 2026

Dashi Ky është momenti për të kuptuar se çfarë ndjeni dhe çfarë dëshironi, ndaj nëse nuk e dini ende, mos bëni lëvizje të nxituara. Sfera financiare mund…

TENSION NË QEVERI/ Përplasje e fortë mes Edi Rama dhe Belinda Balluku pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Një situatë e tensionuar është krijuar në kulmin e qeverisë, pasi vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese kundër ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka tronditur…

Bes Kallaku konfirmon lidhjen e re, Xhensila Myrtezaj publikon këngën thumbuese! A është dedikim për aktorin?

Publikimi i këngës së re nga Xhensila Myrtezaj ka trazuar rrjetin orët e fundit jo vetëm për melodinë, por për tekstin që është interpretuar menjëherë nga ndjekësit…