Tiranë/ 29-vjeçarja pl*agos me th*ikë bashkëshortin pas sh*errit, shpallet në kërkim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 29-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se ka pl agosur bashkëshortin e saj me thikë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, shtetasja Xh. S., 29 vjeçe, ka g oditur bashkëshortin për motive ende të paqarta, të cilat po hetohen.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit dhe dyshohet se ndodhi pas një ko nflikti të çastit.

I pl agosuri ndodhet në spital, ku po merr trajtim mjekësor dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe është në kërkim të 29-vjeçares, e cila është larguar nga vendngjarja menjëherë pas incidentit.