VIDEO DR*THËRUESE/ Publikohet MESAZHI ZANOR i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shk*lën nga zemra, ishte njeri jo objekt..

Familja Sula është tronditur nga humbja e vajzës së tyre, Ilaria, vetëm 22 vjeç, e cila u shua padrejtësisht në duar të ish-të dashurit të saj, një 23-vjeçar filipinas, Mark Antony Samson. Ilaria kishte shkuar në Romë për të studiuar statistikë, një degë që e donte shumë, por jeta e saj u ndërpre tragjikisht nga një akt dhune.

Prindërit e saj, Flamuri dhe Gëzime Sula, kanë folur për dhimbjen e madhe që po përjetojnë në një intervistë për televizionin italian RAI. Gëzime Sula tha: “Nuk e di si do ia bëj pa Ilarian. Ishte gjithçka për mua, ishte gjithçka. Ma shkulën nga zemra.”

Flamuri, babai i vajzës, i shkatërruar nga dhimbja, kërkon drejtësi për vajzën e tij: “E vranë dhe e hodhën brenda një valixheje. Çfarë ishte ajo, një objekt? Vajza ime nuk ishte një objekt, ishte një njeri,” tha ai mes lotësh.

Ilaria kishte pritur me padurim të diplomonte, dhe fliste shpesh për fustanin që do të vishte për ditën e diplomimit. Por tragjedia ia ndërpreu jetën para se të realizonte ëndrrën.

Kohët e fundit, autorët e krimit janë përpjekur të shprehin keqardhje, gjithashtu dhe mamaja e autorit që kërkoi të dërgojë një letër për familjen Sula për të kërkuar falje, por prindërit e Ilaria janë të dëshpëruar dhe nuk mund të kuptojnë se si një akt i tillë mund të ishte mundësuar.

Familja Sula tani ka mbetur vetëm me kujtimet dhe një audiomesazh të vajzës së tyre, një kujtim i një jetë që u ndërpre shumë herët.

VIDEO: Mesazhi zanor i publikuar nga RAI

Familja Sula falenderoi të gjithë të pranishmit në ceremoninë mortore të vajzës së tyre.

“Gjithë ata njerëz që morën pjesë në hidhërimin tonë më dhanë forcë mua dhe familjes. I falenderoj forcat e policisë në Romë dhe Terni për punën e tyre. Falenderoj të gjithë studentët, shokët e klasës dhe miqtë e Ilarias. Falenderoj komunitetin italian dhe shqiptar që ishin pranë familjes sime. Faleminderit të gjithëve”, tha Flamuri.

Në lidhje me vrasjen e Ilaria Sulës janë arrestuar Mark Antony Samson dhe mamaja e tij. Kjo e fundit e ndihmoi që të fshihte trupin e pajetë.

Sipas hetimeve, pas vrasjes Samson ka shkuar për të ngrënë me një shoqen e Ilarias. Madje ai ka përdorur telefonin e saj për të devijuar hetimet duke dërguar mesazhe sikur ishte ajo dhe se do të kthehej.

Këto veprime tregojnë shumë për natyrën e vrasësit filipinas që i mori jetën një vajze në lule të rinisë.

Related Posts

“Do bëhemi milionerë ose…”- Babai i zakonshëm që drejtonte një perandori dr0ge! S’ kishte makina të shtrenjta dhe as bënte jetë luksi! Një bisedë në WhatsApp që zbuloi gjithçka

Për botën e jashtme, Robert Andrews Jr, 34 vjeç, ishte një baba i thjeshtë, punëtor, që jetonte në një shtëpi modeste në Newport, Uells. Nuk kishte makina…

Horoskopi ditor, e hënë 15 shtator 2025

Dashi Do keni mosmarrëveshje te vogla sot ne jetën tuaj ne çift, por te gjitha këto do jene pa pasoja te renda. Menjëherë do i kuptoni gabimet…

Pl*gosi oficerët e policisë ndërkohë që po shoqërohej, arrestohet djali i këngëtarit të njohur

Djali i këngëtarit Sokrates Malamas, muzikanti Giannis Malamas është arrestuar në agim nga oficerët e policisë të ekipit DIAS. Sipas policisë, në orën 05:25 ndodhi një incident…

Arbër Hajdari heq dorë si opinionist i Big Brother? Ish-banori i BBVA befason me deklaratën

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit të pestë të spektaklit, këtë herë jo…

Vazhdon ndotja e bregdetit nga biznese që s’i tremben ligjit

Këtë javë në redaksinë tonë kanë mbërritur me dhjetra denoncime për derdhjen e ujërave të zeza direkt në det, veçanërisht në zonën e Golemit, Qerretit dhe Kavajës….

Babë e bir i s*Imojnë efektivët e Policisë në Tiranë. I ati në pranga, i mituri procedim

Një incident i rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 41-vjeçar dhe djali i tij i mitur kanë goditur për shkak të detyrës punonjës të Policisë së…