Xheneta publikon video të Eglit dhe Gjestit ku shihen të afërt: “T’i lutesh mashkullit që të të…

Ish-banorja e BBVK, Xheneta Fetahu – e njohur për lidhjen e saj me Gjestin gjatë qëndrimit në shtëpi – ka hedhur një thumb të drejtpërdrejtë ndaj Eglit, përmes një postimi në rrjetet sociale që nuk kaloi pa u vënë re.

Në një video të publikuar në Instagram, Xheneta ndau një moment nga bisedat brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku shfaqen Gjesti dhe Egli duke diskutuar me tone të përziera.

Edhe pse përmbajtja e plotë e bisedës nuk është krejtësisht e qartë, dëgjohet qartë Egli duke i thënë Gjestit: “Hapur i ke bërë gjërat para kamerave”, një deklaratë që duket se i referohet sjelljes së tij gjatë kohës kur ishte pjesë e BBVK-së dhe kishte një lidhje të afërt me Xhenetën.

Në videon e shpërndarë – me një mbishkrim nga një autor i paidentifikuar – pretendohet se Egli e ka pyetur Gjestin se përse nuk ishte treguar po aq i afërt edhe me të, siç kishte qenë më herët me Xhenetën.

Në përgjigje, Gjesti është dëgjuar duke thënë: “Nuk pyetet njeriu se çfarë ka qenë, por se si është tani”.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte pikërisht reagimi i Xhenetës ndaj kësaj videoje. Ajo nuk ngurroi të komentojë me një shënim thumbues, që shihet si një goditje e qartë ndaj Eglit.

Në mbishkrimin e saj në Instagram, Xheneta shkroi: “Suksesi i jetës: me e lut një mashkull me të puth”.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…