“Të bëfsha mu në…”, babai i kthen mbrapsht dhuratën djalit

50 mijë euro të cilat u përdorën për blerjen e një shtëpie janë bërë shkak që Astriti të përballet në “Shihemi në Gjyq” me bashkëshorten, Nadiren dhe djalin, Mondin. Siç shpjegoi për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, me këto para ai kishte autorizuar të birin që të blinte një shtëpi në Fier pasi çifti ndodhej në SHBA.

Çështja është se sot, pas 5 muajsh nuk kanë certifikatën e pronësisë. Astriti dyshon se ka një mashtrim në këtë mes dhe i ka nxjerrë nga shtëpia gruan e djalin. Babai i kërkon djali certifikatën e pronësisë, të cilën ky i fundit s’e ka.

Mondi: Shtëpia është e jona dhe ti na ke nxjerrë përjashta! Sot ti na ke nxjerrë përjashta!

Astrit: Bjermë lekët ore, dua lekët!

Mondi: Lekët… s’kam lë lekë unë tani, bleva shtëpinë me lekët unë.

Astrit: Më bjer certifikatën e shtëpisë, të shikoj edhe unë! S’kam asnjë gjë, unë jam kot!

Mondi: Ku ta gjej certifikatën, unë s’kam marrë për vete! Unë s’e kam marrë fare certifikatën!

Astrit: Qysh ore? Të nesërmen thotë kështu ai, as më ka dhënë lekë, ca letra bakalli aty!

Gjatë debatit, Astriti shprehu disa herë shqetësimin që i ka sjellë kjo situatë. Ai tha se ato janë paratë e gjakut të tij, pa lënë mënjanë eedhe bashkëshorten, por të birit nuk ia pranon kontributin. Madje arrin deri aty sa t’i kthejë mbrapsht dhuratën që i ka bërë.

Astrit: Ke punuar gjëkundi ti? Ke punuar?

Mondi: Pse, pa një ditë pune…

Astrit: Një herë që vajte në emigrim, ja më bleve dhe një unazë… na! Të bëfsha mu në…

Mondi: Bjere se e marr! Po nuk e do, e marr unë!

Nadire: Ik te vendi yt atje, mos më rri këtu mua!

Astrit: Ti mbylle ti!

Nadire: Ik te vendi yt, mos fol shumë!

Related Posts

Ja kush është mësuesi që predikonte Dëshmitarët e Jehovait te fëmijët e shkollës fillore. Zbardhet vendimi i plotë

Një mësues i gjuhës angleze në shkollën 9-vjeçare “Gustav Mayer” në Tiranë është larguar nga detyra, pasi prindërit e nxënësve denoncuan se ai predikonte fenë e Dëshmitarëve…

E rëndë në Fier! Babai me dy djemtë rreh motrën dhe mbesën e mitur

Një rast dhune në familje është regjistruar së fundmi në qytetin e Fierit, ku një baba dhe dy djemtë e tij kanë ushtruar dhunë fizike ndaj motrës…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 shkurt 2026

Horoskopi ditor, e shtunë 7 shkurt 2026 Dashi Në dashuri do të keni mundësi që të zgjidhni problemet në çift, në sajë të kalimit tranzit të Venusit….

“Je një copë m*ti, vajzën po ta rrit Karimi, ish gruaja po q*het me zezak”/ Mozzik i bëri Diss vetes, reagon Loredana: “Bruhhhhh pls”

“Diss” mban titullin një nga këngët e reja të Mozzikut, si pjesë e një ‘EP’ me pesë këngë. Ky projekt ka trazuar ujërat pasi i bën ‘diss’…

SkandaI në një shkollë në Tiranë: Mësuesi pushohet nga puna – fjalët që i tmerruan prindërit po bëjnë xhiron e rrjetit

Shkolla është laike dhe nuk duhet të promovojë fe të caktuara, as të mësojë doktrina fetare, por një gjë e tillë ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare Gustav…

A do të futet Luiz Ejlli në Big Brother VIP 5? Kiara Tito : Menduam se ishte e fundit, por …

Ditët e fundit në rrjet është përfolur se fituesi i BBV 2, Luiz Ejlli do të futet në shtëpinë e Big Brother VIP 5. E ftuar në…