Denoncimi i babait nga Përrenjasi: Gruaja braktisi familjen për të dashurin! Mori vajzën dhe e la pa shkollë

Emisioni “Stop” ndodhet në Qukës të Përrenjasit, ku Ilirjan Çelniku tregon se që në Dhjetor 2024 gruaja e tij Sabria, ikën nga shtëpia me të dashurin. Fillimisht ajo merr dhe dy fëmijët, por më pas Ilirjani arrin të marrë djalin. Tani vajza, që mbeti me të ëmën, ka humbur çdo kontakt dhe nuk shkon në shkollë prej 3 muajsh. Nga ana tjetër Ilirjani thotë se është kërcënuar nga partneri i gruas, Lulzim Biçaku.

“Unë isha në Maqedoni, në punë dhe më merr një numër telefoni. I thashë ku je më tha jam në Qerrisht, kam ikur, nuk të dua më. Kishte ikur, mori dhe të dy fëmijët me vete. Shkova mora djalin. Lulzim Biçaku më tha se mua nuk ma ndjen as për polici dhe as për gjë. Vajza është pa shkollë, as telefonata dhe asnjë gjë. Policia nuk më zgjidhi asgjë”, thotë denoncuesi.

“Stop” shkoi në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Dilaver Nezha” në Qukës dhe drejtoresha Nertila Vasku tha sepas pushimeve të fundvitit, vajza nuk ka shkuar në shkollë.

“Zysha kujdestare më thotë që vajza nuk po vjen më në shkollë. Ka që pas pushimeve që nuk po vjen më në shkollë, por shumë pak, ndoshta që pas datës 20 nëna vjen me vajzën në shkollë me pretekstin që do e fus në klasë dhe vetë do iki fshehur sepse ajo nuk më le. Në atë moment kam informuar edhe Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve edhe stacionin e policisë që të vinin duke qenë se ajo donte të ikte dhe ta linte vajzën në shkollë.

Vajza në asnjë moment nuk donte që të shkonte në shtëpi. Nuk ishte e lehtë, situata ishte shumë e tensionuar. Ishte një situatë shumë e sikletshme dhe për ne, por bëmë tentativën vetëm për fëmijët. Fëmija është në sistem, unë e kam kontrolluar çdo ditë. Unë nuk transferoj fëmijë, nuk jap më dokumente me ketra sepse nuk ma lejon më ligji dhe fëmijën e transferon vetëm prindi nga e-Albania. Kam folur i kam thënë, që ta transferojë që të mos rrijë pa shkollë, sepse është një fëmijë i vogël dhe duhet të arsimohet me patjetër”, thotë drejtoresha e shkollës.

Në Bashkinë Përrenjas, punonjësja e mbrojtjes së fëmijëve, Adriana Zoto, tha se ky rast është referuar pranë zyrës në muajin Janar. Sipas saj, vajza është larguar me nënën fillimisht në fshatin Qerrisht dhe pastaj janë shpërngulur për në Durrës.

Psikologia e shkollës, që ka ndjekur rastin Elisabeta Bardho, shpjegon se në komunikimet, që ka patur, vajza 8-vjeçare përgjigjet si e rritur. Ajo thotë se nënë e bijë kanë pretenduar që janë dhunuar, por një gjë e tillë, nuk faktohet.

“Kam pasur kontakt me të 2 fëmijët edhe me vajzën edhe me djalin. Po më shumë me vajzën për shkak të moshës dhe bashkëpunimit që më dha, që pretendon vetë fëmija dhe nëna që kanë qenë të dhunuara nga babai. Kjo ka qenë dhe arsyeja që vajza nuk ka pranuar që të kthehet në bashkëjetesë me babain, por do që të rrijë me nënën. Paçka se është pretenduar nga të dyja palët, nuk kam vërtetuar se ka pasur dhunë”, tha psikologia./ TvKlan

Related Posts

“Trυmp ka nisur të merret me Shqipërinë”, Burimi zbulon detajet: Dumani thirret në Washington

Gazetari shqiptar që jeton e punon në Francë, Genc Burimi ka komentuar thirrjen e Altin Dumanit në Departamentin e Shtetit, në takim me shefi i Byrosë për…

lmoraIe!” Ish-bashkëjetuesi i fut gjarpërinj në zyrë dhe e përndjek: Do të të qepem pullë poste!

Një 40-vjeçare nga Tirana denoncon në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan përndjekjen dhe dhunën që sipas saj i është bërë e po i bëhet nga…

Avokati zbulon shifrat, ja sa para iu zhvatën shqiptarëve nga “skemat piramidale” online

Ish-prokurori Besnik Muçi zbuloi në një emision televiziv, se qytetarët shqiptarë kanë depozituar në platformën TXEX dhe të ngjashme me të, që rezultojnë të jenë skema piramidale…

“Ky shtet po ν’dҽs”- Elon Musk jep alarmin për vendin fqinj

Elon Musk, miliarderi i njohur, u rikthye sërish te çështja e uljes së lindjeve në Greqi me një postim në platformën X. Në postimin e tij, Musk…

LAJMI I FUNDIT/ Vendimi i Qeverisë: Shpërblim deri në 3 paga për këtë kategori punonjësish! Ja kushti

Agjencia për Media dhe Informim bën me dije se në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpërblimin me 1 deri në 3 paga mujore…

Diplomat qëIIohҽt për vd’ҽkje para shtëpisë së tij

PERU- Një diplomat që punonte në ambasadën indoneziane në Lima u qëllua për vd’ҽkje jashtë shtëpisë së tij në një lagje të kryeqytetit peruan të hënën në…