Produksioni del bllof/ Finalistët ishin të shpallur ditë më parë (FOTO)

Jo pak herë janë ngritur dyshime mbi vërtetësinë e votave të publikut në reality show-n “Big Brother VIP”.

Shpesh është përfolur se nuk është publiku ai që vendos se kush largohet nga shtëpia apo kush qëndron, por vetë produksioni.

Së fundmi, këto dyshime janë shtuar edhe më shumë pas përzgjedhjes së 4 finalistëve: Rozana, Laerti, Gjesti dhe Egli.

Kjo temë u trajtua në rubrikën “Trotuar” të programit “E Diell”, ku të ftuarit diskutuan pikërisht për këta katër finalistë.

Por ajo që ka ngritur dyshime është fakti se ky program transmetohet të dielën, ndërsa xhirohet gjatë javës. Finalistët, në fakt, u shpallën vetëm të shtunën në mbrëmje, pra pas xhirimeve të “Trotuar”.

Kjo hedh dyshime mbi faktin se produksioni i BBV mund t’i ketë ditur më parë emrat e finalistëve, para se ata të shpalleshin “zyrtarisht” në spektakël.

Emrat e finalistëve në “Trotuar”, disa ditë para se të zyrtarizoheshin të shtunën

Për më tepër, në të njëjtën puntatë të “Trotuar” nuk u përmend fare incidenti i shumëkomentuar ku Jozit goditi Gjestin, ngjarje kjo që ndodhi të shtunën dhe që, nëse emisioni do të ishte xhiruar pas kësaj, pa dyshim do ishte trajtuar si temë kryesore.

Related Posts

Vendi eshte ne ‘KAOS’, Klodiana Lala sapo nxorri detajin trondites lidhur me

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një studio televizive, ka folur për ngjarjen e rëndë në Lezhë, ku disa pjesëtarë të familjes së ish deputetit Arben Ndoka,…

E PREMTE “E ZEZË” – Nga lekët tek tradhtia, gjithçka kthehet përmbys për këto tri shenja

Erërat e ndryshimit po fryjnë fort drejt teje, Dash. Kjo periudhë të fton të marrësh guxim: projekte të reja, takime të reja, ndoshta edhe një ide të…

Alarm për përmbytje në Durrës: Rikthehen reshjet intensive, apel për gatishmëri maksimale

Nga dita e premte pritet një përkeqësim i ndjeshëm i kushteve atmosferike në Durrës, ku rrebeshet e shiut në disa zona të qarkut parashikohet të jenë me…

Hajnat grabisin shtëpinë e opinionistes dhe këngëtares në Kosovë

Këngëtarja e njohur, njëherësh opinionistja aktuale e Big Brother VIP Kosova 4, Leonora Jakupi ka përjetuar një situatë mjaft të pakëndshme dhe shokuese disa javë më parë….

Ngjarje tronditëse në vend/ Djali dyshohet se goditi me sëpatë babain

Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e së enjtes në Deçan, ku dyshohet se një person ka goditur babanë e tij me sëpatë. Sipas Policisë, i…

Jepet njoftimi, pas 24 oresh vendi jone do te perfshihet nga

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, ditën e premte priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan ndërsa në qarqet Kukës, Vlorë…