Finalja e BBV/ Ledion Liço zbulon detaje nga përgatitjet e fundit: Një koncert i vërtetë, qershia mbi tortë do te jetë…

Më 19 Prill është finalja e reality show-t më të madh në Shqipëri, Big Brother VIP Albania, e cila premton surpriza për publikun.

Gjithçka po bëhet gati për spektaklin që premton të jetë një ngjarje e madhe televizive e cila shikohet kudo ku ka shqiptarë.

Moderatori i Big Brother VIP, Ledion Liço zbuloi gjatë edicionit informativ në Top Channel disa detaje nga përgatitjet për finalen e madhe.

“Përgatitjet në këtë fazë që jemi janë të tilla që ke një listë të gjatë që duhet të bësh, e cila vetëm shtohet, ndryshon, evoluon.

Po kalojmë mirë, natyrisht me pak orë gjumë, me shumë orë lodhje dhe djersë. Shpresoj që moti të mbajë se ndryshe nga herët e tjera jemi pak të prekur nga kushtet atmosferike, jo se s’kemi qenë herët e tjera, por këtë vit kemi hapur dy studio,

edhe për publikun që do të vijë të shohë programin këtu, ne jemi pikërisht në atë që do të quhet studio dy, është një studio me tavan qiellin, varemi pak nga moti.

Me shpresë që nuk do të ketë re do të jemi nën çatinë e yjeve, yje poshtë, yje lart, yje gjithandej.

Do të ketë shumë surpriza, ajo që do të ndodhë ndryshe nga edicionet e mëparshme është se surprizat s’do të kenë domosdoshmërisht lidhje vetëm me finalistët, do të ketë performanca dhe pjesëmarrje të artistëve të njohur dhe jo vetëm.

Do të ketë surpriza shumë të bukura me pjesëmarrje të njerëzve të njohur dhe të panjohur që do të jenë qershia mbi tortë në udhëtimin e gjatë të katërt fatlumëve që vijojnë të janë afër nesh.

E kemi konceptuar pjesën jashtë, në edicionet e kaluara thuhej emri i fituesit, në një hapësirë ku njerëz që duan ta shijojnë nga më afër programin, jo nga rehatia e shtëpisë apo vendit ku mblidhen me miqtë dhe familjarët, ta bëjnë pikërisht këtu.

Në botë ekziston kjo ideja që gjenerata Z e quan ‘viewing party’, një mbledhje ku ti shikon një program, por jo vetëm aq, këtu do të ketë performance muzikore,të cilat do ta kthejnë gjithë këtë në një koncert të vërtetë 6 orë, fatmirësia jonë këtë edicion është se kishim artistë të jashtëzakonshëm, kemi patur edicionin me më shumë artistë të cilët kanë prodhuar këngë brenda apo sapo kanë dalë nga shtëpia e BBV.

Hitet e të gjithë këtij sezoni do të këndohen dhe përcillen me dashuri nga i gjithë publiku i cili vjen nga gjithandej, kam dërguar për organizime nga qytete të Shqipërisë,

por edhe nga Kosova është duke ndodhur e njëjta gjë për të ardhur për të parë, fatmirësisht vendi mban, por biletat janë të reduktuara, vendi është i madh, por jo aq i madh.

Biletat mund t’i gjeni lehtësisht online, çdo gjë ka kaluar online tani, nëse jeni akoma me të vjetrën dhe doni ta merrni biletën fizikisht janë dy vendndodhje, zyrat në Kashar dhe Arena Center.

Praktikisht është e lehtë për të marrë, bileta ka një çmim simbolik, qëllimi është të mblidhemi së bashku jo vetëm ne që kemi jetuar çdo ditë me këtë përvojë, por jam i bindur që publiku për çdo banor është kthyer në një tifoz të jashtëzakonshëm dhe tifozeria këtë vit ka qenë një ndër më të mirat të gjitha edicioneve”, tha Liço.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…