Elektriçistin 32-vjeçar e zë korrenti në shtyllën 10,000 kv, kolegët çaktivizuan linjën e gabuar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm komunitetin e Mërtishit në Divjakë, ku 32-vjeçari Xhulio Shtëmbari, elektricist pranë OSHEE-së, humbi jetën në krye të detyrës pas një aksidenti fatal me energjinë elektrike.

Ngjarja ndodhi gjatë punimeve për riparimin e një linje 10 mijë kilovolt që lidhte zonat e Mërtishit dhe Gradishtes.

Sipas informacioneve paraprake, Shtëmbari u ngjit në një shtyllë të tensionit të lartë, duke menduar se linja ishte çaktivizuar, ashtu siç kërkohet nga protokollet e sigurisë. Por tragjikisht, energjia nuk ishte ndërprerë nga punonjësit përgjegjës në linjën ku ai po punonte.

Hetimet e para sugjerojnë se ishte stakuar një linjë tjetër, duke lënë aktive pikërisht segmentin ku ndodhej 32-vjeçari. Ky gabim i rëndë çoi në vdekjen e tij të menjëhershme.

Për këtë ngjarje, Policia e Divjakës ka vënë në pranga dy punonjës të tjerë të OSHEE-së, Xhezmi Haliti, 60 vjeç, dhe Arben Presheva, 57 vjeç, të cilët akuzohen për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Shrëmbari la pas baahkëshorten dhe djalin e vogël. Famijlarët e tij kanë kërkuar drejtësi për këtë ganim fatal që i kushtoi jetën 32-vjeçarit.

Related Posts

VIDEO/ E rëndë, nxënësi i mitur qëIIon me a’rmë drejtorin gjatë pushimit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Turqi. Sipas mediave vendase, një i mitur qëlloi me armë zjarri drejtorin e shkollës gjatë pushumit. Drejtori…

Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën…

Të dhënat zbuluan se truri kalon nëpër pesë faza kryesore zhvillimi, me ndryshime të thella strukturore dhe funksionale që nuk ndalen në fund të adoleshencës, por vijojnë…

Protestuesit i plas moIotovi tek këmbët, merr fIakë dhe largohet me vrap

Një incident i frikshëm u regjistrua gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë. Teksa po hidheshin bomba molotv drejt godinës, një protestues ka rrezikuar jetën e tij. Ai…

Shkoi qe te qetesonte situaten u dh*nua nga disa persona

Është publikuar foto e efektivit të Policisë Rrugore në Vlorë, i cili ditën e sotme u dhunuar nga disa persona, pasi tentoi që të shuajë një sherr…

DETAJE TË RËNDA/ U zu poshtë nga guri teksa punonte me skrep, 43-vjeçari humb këmbën

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Borsh, ku një punonjës guroreje u aksidentua gjatë punës. Gjatë procesit të punës, një gur…

Ambasada Amerikane dha “alarmin”, specialët e RENEAS shfaqen mbi tarracën e Kryeministrisë/ Çfarë pritet…

Militantët demokratë janë mbledhur në bulevardin përballë Kryeministrisë të cilët kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe kabinetit të tij. Fiks nën zyrën e tij, gjithçka është gati…