“Do të jenë qershia mbi tortë!” Ledion Liço tregon se çfarë do të ndodhë në finalen e Big Brother!

Vetëm tre ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Big Brother Vip Albania. Një natë plot supriza, lot dhe emocione të forta pritet të jetë ajo e së shtuna mbrëma ku përpos kurorëzimit të fituesit të Big Brother Vip 4 do të zhvillohet një spektakël i vërtetë.

Ashtu si dhe Ledion Liço e ka pohuar së fundmi nata e 19 prillit do të jetë nata e suprizave për të gjithë, jo vetëm për finalistët.

Prezantuesi i këtij spektakli tha se shumë personazhe të njohur, por dhe qytetarë të thjeshtë do të jenë “qershia mbi tortë” dhe se spektakli do të zgjasë për gati 6 orë, ku shumë të ftuar do të performojnë duke dhuruar një “show” të vërtetë.

“Përgatitjet në këtë fazë që jemi janë të tilla që ke një listë të gjatë që duhet të bësh, e cila vetëm shtohet, ndryshon, evoluon. Po kalojmë mirë, natyrisht me pak orë gjumë, me shumë orë lodhje dhe djersë. Shpresoj që moti të mbajë se ndryshe nga herët e tjera jemi pak të prekur nga kushtet atmosferike, jo se s’kemi qenë herët e tjera, por këtë vit kemi hapur dy studio, edhe për publikun që do të vijë të shohë programin këtu, ne jemi pikërisht në atë që do të quhet studio dy, është një studio me tavan qiellin, varemi pak nga moti. Me shpresë që nuk do të ketë re do të jemi nën çatinë e yjeve, yje poshtë, yje lart, yje gjithandej.

Do të ketë shumë surpriza, ajo që do të ndodhë ndryshe nga edicionet e mëparshme është se surprizat s’do të kenë domosdoshmërisht lidhje vetëm me finalistët, do të ketë performanca dhe pjesëmarrje të artistëve të njohur dhe jo vetëm. Do të ketë surpriza shumë të bukura me pjesëmarrje të njerëzve të njohur dhe të panjohur që do të jenë qershia mbi tortë në udhëtimin e gjatë të katërt fatlumëve që vijojnë të janë afër nesh.

Njerëzit që duan ta shijojnë më nga afër programin, mund ta bëjnë pikërisht këtu, do të kthehet si një koncert i vërtetë që zgjat 6 orë, këtë vit kemi pasur edicion me shumë artistë, kanë prodhuar shumë muzikë edhe brenda edhe jashtë shtëpisë, hitet e këtij sezoni do të përcillen nga publiku që vjen nga gjithandej.

Vendi mban, por biletat anë të reduktuara. Ato gjenden lehtësisht online, nëse doni t’i merrni fizikisht mund t’i merrni në Kashar dhe tek Arena Center. Bileta ka një çmim simbolik, me synimin për t’u mbledhur së bashku. Dua të them që tifozeria e këtij viti ka qenë më e mira e të gjitha edicioneve”, tha Ledion Liço.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…