E liruan pas 7 vitesh për ν’rᶏsje, kthehet sërish në skenën e kr*mit: Autori i d’yshuar i të sh’tënave tr*ndit drejtësinë

I arrestuari për të shtënat në sheshin Bizet në Anderlecht ishte dënuar më parë për vrasje – u lirua pas një të tretës së dënimit

Personi i arrestuar për të shtënat e ndodhura në sheshin Bizet në Anderlecht nuk është i panjohur për drejtësinë belge. Sipas gazetës La Dernière Heure që citon noa.al, ai ishte dënuar në vitin 2017 me 21 vite burg nga Gjykata e Jurisë në Bruksel, për vrasjen e Arturit, një shtetasi shqiptar 35-vjeçar.

I dyshuari ka vepruar për hakmarrje, duke besuar se viktima ishte përfshirë në një përleshje të mëparshme në një kafene. Megjithatë, Arturi ishte shpallur i pafajshëm për këto akuza, trembëdhjetë ditë para tragjedisë.

Ngjarja tragjike kishte ndodhur në vitin 2013, kur viktima u godit për vdekje me thikë në stacionin e metrosë Rogier në Bruksel.

Pavarësisht këtij dënimi të rëndë, i dyshuari u lirua pas përfundimit të vetëm një të tretës së dënimit të tij.

Tashmë, ai është sërish nën hetim, pas një ngjarjeje të ndodhur gjatë natës mes 21 dhe 22 marsit 2025, kur një person u plagos rëndë në bark nga të shtënat në sheshin Bizet në Anderlecht. Viktima ndodhej në gjendje kritike, por fatmirësisht tani jeta e tij nuk është më në rrezik.

I dyshuari u arrestua më 27 mars dhe aktualisht ndodhet nën mbikëqyrje elektronike.

Ai po mohon akuzat e reja para policisë dhe gjykatësit hetues. Aktualisht janë duke u analizuar të dhënat telefonike për të verifikuar deklaratat e tij. Një dhomë këshilli duhet ende të vendosë në javët e ardhshme.

Avokatja e tij, Samira Bouyid, nuk pranoi të komentonte, duke përmendur interesat e klientit të saj. /Noa.al

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…