Ndërroi jetë pak javë më parë në moshën 39-vjeçare, çfarë ndodhi me aktoren e njohur! Zbulohet autopsia

Aktorja e dashur e televizionit, Michelle Trachtenberg, ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare, si pasojë e ndërlikimeve nga diabeti, ky ishte lajm i konfirmuar zyra e ekzaminuesit mjekësor të qytetit të Nju Jorkut.

Trachtenberg, e njohur për rolet e saj në serialet ikonike “Buffy the Vampire Slayer” dhe “Gossip Girl”, u gjet pa shenja jete në shkurt, ndërsa shkaku i vdekjes kishte mbetur enigmë. Ajo kishte kaluar një transplant të mëlçisë në muajt e fundit të jetës së saj, sipas NBC News.

Një yll që ndriçoi që në fëmijëri

Michelle e nisi karrierën e saj në moshën vetëm 3-vjeçare, duke shfaqur talent në reklama televizive, përpara se të shfaqej në serialin e Nickelodeon “The Adventures of Pete & Pete” dhe në telenovelën “All My Children”.

Roli i saj kryesor erdhi në vitin 1996, në filmin për fëmijë “Harriet the Spy”, ku luajti përkrah Rosie O’Donnell dhe J. Smith-Cameron.

Duke folur për këtë përvojë në një intervistë në 2021, ajo u shpreh: “Unë jam jashtëzakonisht mirënjohëse për mundësinë. Kishte shumë gjëra që kërkoheshin prej meje.”

Rrugëtimi artistik dhe përkushtimi

Ajo mori vëmendje për interpretimet e saj të guximshme në projekte si komedia “EuroTrip” dhe drama e errët “Mysterious Skin” nga Gregg Araki. Ishte pikërisht kjo përvojë që ajo e cilësoi si “më emocionuesen” në karrierën e saj:

“Unë thashë: Me siguri nuk do të më punësosh, por kjo është ajo që unë kam, kjo është ajo që ndjej’. Dhe më pas ndodhi dhe ishte e mrekullueshme.”//TCH

Related Posts

Nëna falenderon mësuese Elenin që i priti nxënësit me një dhuratë ndryshe

Nëna e një nxënëseje të klasës së katërt në shkollën “Vasil Shanto” ka ndarë me redaksinë e JOQ Albania një mesazh plot mirënjohje dhe emocion për mësuesen…

Shitësi filmohet duke përzier vajin e ullirit me vaj luledielli në Durrës

Një video shqetësuese ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, duke nxjerrë në pah një fenomen alarmant. Në pamjet e filmuara pranë tregut “Iliria” në zonën e…

Tr*gjedi në Durrës/ 16-vjeçari mb’ytet duke u larë në det (Emri)

Një ngjarje tr*gjike është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13, një 16-vjeçar ka humbur j*tën aks*dentalisht teksa lahej…

SPAK do të shkaktojë “tërmet”, Spartak Ngjela nxjerr detajet e bujshme, ja si pushtetarët e korruptuar do…

Prokuroria e Posaçme (SPAK) pritet të tronditë politikën shqiptare me dosje të forta ndaj pushtetarëve të korruptuar. Paralajmërimin e ka bërë avokati i njohur, Spartak Ngjela përmes…

Ajola bleu 860 mln lekë rroba në internet! SPAK: Bashkë me Erionin mbushën bankat me paratë e korrupsionit! OJF-të e lidhura me ta i ndihmuan t’i fshihnin

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja Ajola Xoxa, vetë ose nëpërmjet personave të tjerë…

Një person me aftësi të k’ufizuara, i dyshuar si pjesë e rrjetit kriminaI të dr*gës! Momenti kur futet në gjykatë me karrocë me rrota! “Kamuflohej” me gjendjen fizike për… (Video)

Në një nga operacionet më të mëdha antidrogë në qarkun e Elbasanit, një emër i pazakontë ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe autoriteteve. Shyqyri Bica, një person…