Nuk kishte ndodhur KURRE! Verë dhe dimër, meteorologia paralajmeron: Duke nisur nga e premtja..

Nëse të mërkurën nxorrëm nga garderoba bluzat me mëngë të shkurtëra të premten duhet të rikthejmë xhaketat.

Brenda tre ditësh do të përjetojmë verën dhe vjeshtën. Temperaturat e ajrit parashikohet të kenë një luhatje deri me shtatë gradë celcius. Sipas meteorologes do të kthehen dhe reshjet e shiut.

“Të enjten rritje të mëtejshme të temperaturave ku në zona të ulëta dhe bregdet termometri do të shkojë deri në 29 gradë, por të premtën presim një rënie për efekt të një mase ajore të ftohtë në mesditë mos I kalojnë 22- 23 gradë nga e shtuna deri javën tjetër rritje graduale. Në muajt e pranverës tipike mëngjese të ftohta dhe mesditë temperatura që si durojmë dot, por 29 gradë, janë 3-4 grade mbi mesataren mujore të prillit.

Masat ajore të paqëndrueshme do të jenë prezente mbi vendin tonë kryesisht ditën e enjte dhe ditën e premte. Reshjet e shiut priten të jenë prezente kryesisht në orët e mesditës fillimisht në veri të vendit dhe gradualisht në të gjithë territorin. Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët dhe në veri dhe në qendër hera herës pritet të jenë deri mesatar shoqëruar me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike, por lokalisht nuk do të mungojnë dhe reshjet e breshërit. Të premten reshjet do të jenë të pranishme gjatë ditës herë pas herë në pjesën më të madhe të territorit por me intensitet të ulët”, tha meteorologia.

Nga mbrëmja e të premtes deri javën tjetër moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët ndërsa vlerat e termometrit pritet të rriten gradualisht për të kulmuar të martën kur sipas shërbimit meteorologjik ushtarak do të shënojnë 29 gradë celcius.

Kjo luhatje e temperaturave sipas mjekëve ndikon drejtpërdrejt në organizëm duke vënë në stres sistmin imunitar. Shqetësimet nuk i ndjejnë vetëm ata që vuajnë nga sëmundjet kronike, por dhe personat e shëndetshëm.

Related Posts

Misteri i takimit te Dumanit ne SHBA ! Cfare po fshihet qe ka tmrruar politiken? A u mor vendimi per spstrimin e KOKAVE?

Takimi me Brendan Hanrahan, pse hesht SPAK? Altin Dumani është zyrtari i parë shqiptar i thirrur në DASH, që pas marrjes së detyrës nga Donald Trump. Rama…

“Lëmë gocën e ikim”/ Nëna e tre fëmijëve shet tr*pin për dr*gë, vajzën e nxjerr të lypë (Video)

Emisioni “Stop” në Tv Klan shkon në Kavajë për dëshminë e një babai i cili pretendon se bashkëshortja e tij gjatë kohës që ai vetë ishte në…

Aksident i fr*kshëm/ Makina p*rplas 3 fëmijë dhe shoqëruesin e tyre (Detaje)

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Berlin ditën e sotme. Sipas mediave vendase, një makinë përplasi një grup njerëzish në trotuar. Incidenti ndodhi rreth orës 13:10…

“Është koha për të bërë sakrifica”/ Eklipsi i 7 shtatorit. këto 4 shenja do të ndikohen më shumë

Sezoni i eklipseve ka mbërritur! Një nga ndikimet më të forta të astrologjisë për vitin 2025 vjen më 7 shtator 2025, duke sjellë një eklips hënor te…

Alarm në Detin Baltik: 8,000 ushtarë NATO gati për përballje me Rusinë

Rreth 8,000 oficerë nga 14 vende anëtare të NATO-s po marrin pjesë në stërvitjen shumëjavore “Quadriga 2025”, e udhëhequr nga ushtria gjermane në Detin Baltik, ndërsa tensionet…

Ngjarje e rëndë në Greqi/ Burrë e grua gjenden të vd*kur brenda banesës, dyshimet

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në lagjen Neos Kosmos të Athinës, ku policia ka hasur një skenë që ngjan me një thriler. Një burrë dhe një…