A i bën ndokujt përshtypje që kushdo mund të VRlTET në Shqipëri?

Në Shqipëri sot, ndjesia e pasigurisë nuk është më një emocion kalimtar, por një gjendje e përhershme, e ulur thellë në nënvetëdijen e çdo qytetari. Askush nuk ndihet më i paprekshëm. Qoftë në rrugë, në lokal, në makinë apo edhe në dhomën e vet — ideja se plumbi mund të vijë pa paralajmërim është bërë realitet i heshtur dhe i pranuar, sikur të ishte pjesë e pandashme e jetës sonë urbane e rurale.

Ngjarjet kriminale nuk janë më “lajme të rënda”, janë pjesë e përditshmërisë. Ekzekutime me pagesë, atentate në mes të ditës, shpërthime, viktima të pafajshme të kapura në mes të llogarive të pista — të gjitha këto po ndodhin me një ritëm të tillë që as të shokojnë më. Të nesërmen e një atentati, njerëzit flasin për “në ç’lagje ndodhi?”, “me kë kishte lidhje viktima?”, “ishte me precedentë?”. Dhe nëse del që nuk ishte, shpërndahet me lehtësi ideja më e frikshme: që edhe i pafajshmi mund të vritet pa problem.

Kjo është Shqipëria që po ndërtohet në heshtje: një vend ku krimi nuk të gjen vetëm kur je pjesë e tij, por edhe kur je thjesht në vendin e gabuar, në momentin e gabuar. Dhe ky vend i gabuar po bëhet gjithnjë e më shpesh thjesht “kudo”.

Ironia e gjithë kësaj tragjedie? Në vend të një debati të gjerë publik, një tronditjeje kolektive, një revolte për drejtësi, kemi një shoqëri të anestetizuar. Kushdo e ndjen frikën, por askush nuk pyet më pse ndodhi, kush e lejon, apo kush mban përgjegjësi. Politika është e zënë me fushata imagjinare dhe lojëra pushteti, drejtësia në një pritje që zgjat me dekada, policia e lodhur nga konferencat për shtyp.

Ore po ky Ilir Proda, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, a është gjallë vallë? Apo është futur në ndonjë azil meditimi në Himalajë dhe s’na e kanë thënë? Shqipëria po i ngjan një filmi mafioz pa skenar, me atentate që ndodhin si me orar, dhe Proda duket sikur është në pushime të përhershme në “botën e qetë” ku krimi nuk ekziston. Nuk jep një deklaratë, nuk del në terren, nuk ngre zërin — ndoshta sepse është i zënë duke bërë garë me Lul Bashën se cili prej tyre ka më shumë orë gjumë në CV. Madje nëse ndonjë ditë do sulmohej godina e Policisë, nuk do qe çudi të dëgjohej ndonjë zë nga brenda: “Mos bëni zhurmë, se drejtori po fle”.

A i bën ndokujt përshtypje kjo gjë? Apo është më e lehtë të ndezësh televizorin e të shohësh ndonjë emision kazan?

Related Posts

Vjen lajmi fantastik nga Greqia, gezojne shqiptaret

Në Stacionin Kufitar të Kakavijes është regjistruar fluks i lartë lëvizjeje gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare, në të dyja anët e kufirit Shqipëri–Greqi…

Lanë gjurmë të paharrueshme në Shqipëri! Personalitetet që u ndanë nga jeta gjatë 2025-ës

Viti 2025 do të mbahet mend si një periudhë tragjike për Shqipërinë, një vit ku vendi humbi disa nga personalitetet më të shquara të jetës publike. Këto…

I FUNDIT/ Olta Xhaçka paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Deputetja e Partisë Socialiste dhe ish ministrja Olta Xhaçka është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. E pyetur nga gazetarët Xhaçka nuk dha asnjë koment, por mësohet se…

Krishtlindje të ftohta me shi e borë, Gjoni: Tregon cmendurine e motit gjatë kësaj jave

Kjo e martë ka rikthyer sërisht reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar në studion e lajmeve të Ora News…

TRAGJIKE! Bie në det avioni me pacientë, VD*SIN të gjithë, mes tyre…

Një aeroplan i Marinës Meksikane, që transportonte pacientë me djegie të rënda, ka pësuar një aksident tragjik në ujërat e Gjirit të Galvestonit, Teksas, të hënën pasdite….

Hetimi i Ballukut! Bashkimi Evropian i mbyll derën Edi Ramës

Vendimi thotë se qeveria shqiptare duhet të raportojë gjatë vitit 2026 se çfarë hapash do ndërrmarë në korrigjimin e problemeve të konstatuara ne politikat e Energjisë. Aktualisht…