Ndodh tek ne! Më mirë vonë se kurrë, 50 vjeçe në klasë të … parë!

As gjashtë, as shtatë, por pesëdhjetë vjeçe në klasë të parë! Dikujt mund t’i duket e pabesueshme, e shumëkush mund të habitet, por aq i kishte një grua nga pjesa qendrore e Kosovës, kur nisi të shkollohej tre vjet më parë.

“Sikur të më thoshin para shumë vitesh se një ditë do të vija në shkollë, nuk do të besoja kurrë. Por, ja… mrekulli”, thotë Drita.

Sot 53 vjeçe, ajo ndjek mësimin joformal në Shkollën Fillore “Emin Duraku” në Prishtinë.

Është institucioni i vetëm publik në kryeqytet që ofron mësim të tillë për të rritur – nga 18 deri mbi 50 vjeç.

Klasën e parë deri në të pestën, ata e përfundojnë për një vit shkollor, ndërsa vitet tjera zgjasin nga 18 javë.

Përgjatë kësaj periudhe, ata arrijnë njohuritë e filloristëve, që për arsye të ndryshme, nuk kanë mundur t’i ndjekin si fëmijë.

Ëndrra e viteve ‘80

“Ne ishim shumë fëmijë në familje dhe prindërit nuk kishin mundësi ekonomike të na shkollonin të gjithëve”, thotë Drita për Radion Evropa e Lirë, e cila kërkon të mos identifikohet plotësisht.

Ëndrra për t’u shkolluar kujton se e ka përcjellë nga vitet ’80, kur shihte kushërirën e vet që shkollohej.

Tregon se vjershat dhe ndonjë shkronjë aty-këtu e ka mësuar prej saj. Por, thotë se kishte edhe një moment më të dashur për të: kur kushërira përgatiste çantën për orarin e ditës së nesërme.

“Çdo ditë shkoja tek ajo, vetëm ta shihja se si e ndan orarin… Shpesh i lutesha që ta bëja unë në vend të saj”, thotë Drita.

Ajo nuk dëshiron të flasë shumë për vitet pas, as për të bukurat dhe sfidat që i solli jeta. Por, thotë se me të dëgjuar për mundësinë e mësimit joformal, nuk u mendua shumë.

Krahas obligimeve familjare dhe punës si mirëmbajtëse, nisi të udhëtonte çdo ditë disa kilometra nga qyteti ku jeton për të shkuar në shkollë në Prishtinë.

“Biologjia më pëlqen, matematika është më e vështirë. Boll zor të zgjidhësh detyra, por më ndihmojnë edhe arsimtarët”, thotë Drita.

Ëndrra e lënë në gjysmë
Një histori të ngjashme me të ndan edhe shoqja e grupit, Flora. Ajo u rikthye në shkollë para dy vjetësh, apo gati 20 vjet pasi që e braktisi pa dëshirën e saj.

“Unë i nisa mësimet në klasën e gjashtë, por nga fshati im nuk kishte asnjë vajzë dhe rruga deri në fshatin tjetër, ku ishte shkolla, ishte e gjatë… Prindërit shqetësoheshin për sigurinë time dhe më detyruan ta ndërpres shkollën”, kujton e mërzitur Flora, duke mos dashur as ajo të identifikohet plotësisht.

Sot 34 vjeçe, ajo ndjek mësimin joformal në klasën e nëntë.

Teksa flet për Radion Evropa e Lirë, tregon se pareshtur ka menduar sesi ta vazhdojë një ditë shkollimin.

Ajo thotë se ka ndjekur disa kurse rrobaqepësie dhe se është punësuar në një shtëpi dizajni në Prishtinë, porse kjo nuk e ka përmbushur kurrë.

“Vazhdimisht, më këdo që takohesha, shprehja interesim dhe dëshirë për të vazhduar shkollën… sepse për mua arsimimi nuk njeh moshë”, thotë Flora.

Dhe, në vitin 2022 iu bashkua grupit të të rriturve në shkollën “Emin Duraku” që kishin fate të ngjashme me të.

“Më kishte marri malli për bankat, shumë nostalgji, shumë emocione”, shprehet 34-vjeçarja.

Nxënëset e rritura thonë se e çojnë mirë me njëra-tjetrën dhe, përveçse mësojnë bashkë, gjejnë edhe kohë për argëtim.

Ndryshe nga Drita, Flora e pëlqen lëndën e matematikës dhe atë të teknologjisë informative.

Thotë se mësimi në këtë moshë është më sfidues, porse nuk e ka ndërmend të ndalet vetëm me shkollën fillore. Ajo do të ndjekë edhe shkollën e mesme dhe universitetin, që një ditë të bëhet programere.

“Në këtë mënyrë do ta përmbush ëndrrën e lënë në gjysmë”, thotë Flora.

Related Posts

Nëse qeni juaj po ju nuhat zonën gj*nitaIe, kjo do të thotë se…

Nëse qeni juaj po ju nuhat zonën gjenitale, është e rëndësishme të kuptoni se qentë e eksplorojnë botën kryesisht përmes nuhatjes. Shqisa e nuhatjes tek qentë është…

Receta Çudibërëse Me Xhenxhefil, Karafil dhe Mjaltë – Më Falënderoni Më Recetën!

Nëse po kërkon një kurë natyrale që forcon imunitetin, lufton infeksionet dhe rrit energjinë, atëherë kjo recetë me xhenxhefil, karafil dhe mjaltë është pikërisht ajo që të…

Moment që theu zemrat, në mes të ceremonisë, fëmija iu afrua arkivoIit të nënës dhe bëri gjestin që preku botën

Një fotografi thellësisht emocionale nga Filipinet është bërë virale, duke kapur momentin prekës të një djali të vogël që përpiqet të ngjitet mbi arkivoIin e nënës së…

Janari muaj i fuqishëm astrologjik! Katër shenjat e Horoskopit që e nisin vitin 2026 me bollëk dhe fat të madh

Janari 2026 pritet të jetë një muaj shumë i fuqishëm astrologjikisht, ku energjia e Saturnit luan rolin kryesor gjatë gjithë muajit. Saturni sundon Bricjapin dhe Ujorin, dhe…

‘Na lini të jetojmë dhimbjen tonë…’ nëna e Shpat Kasapit thyen heshtjen pas hυmbjes së të birit: Djali im…

Nëna e Shpat Kasapit, Gjylymsere Kasapi, ka reaguar për herë të parë publikisht pas ndarjes nga jeta të të birit, duke shprehur mirënjohje të thellë për të…

Vjen lajmi i madh nga Greqia, sapo u njoftua

Në Stacionin Kufitar të Kakavijes është regjistruar fluks i lartë lëvizjeje gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare, në të dyja anët e kufirit Shqipëri–Greqi…