Pak orë nga finalja/ Produksioni del me njoftim të papritur: “Ndalohet rreptësisht…”

Pak orë para finales së madhe të “Big Brother VIP Albania 4”, produksioni ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që do ta ndjekin spektaklin nga afër.

Në rregulloren e bërë publike, theksohet se për sigurinë dhe mbarëvajtjen e eventit, ndalohet rreptësisht:

  • Futja e objekteve të rrezikshme, mjeteve të mprehta, fishekzjarrëve, kapsollave dhe lazerëve.
  • Futja e lëndëve narkotike apo substancave të tjera të ndaluara me ligj.
  • Futja e pijeve alkoolike dhe e gotave/shisheve nga jashtë.
  • Përdorimi i dronëve apo mjeteve të tjera regjistruese (përveç telefonave).
  • Zaptimi i hapësirave të paautorizuara si skena ose pjesët teknike.
  • Dhuna verbale apo fizike ndaj spektatorëve ose stafit organizativ.
  • Përdorimi i flamujve, pankartave ose simboleve që nxisin urrejtje, racizëm ose diskriminim.
  • Futja e kafshëve në ambientet e eventit.
  • Produksioni paralajmëron se kushdo që shkel këto rregulla do të largohet menjëherë nga ambienti, pa të drejtë rimbursimi të biletës.
  • Kontrolli fizik do të kryhet nga stafi i sigurisë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Në fund, Top Channel dhe “Vëllai i Madh” u bëjnë thirrje të gjithëve që të shijojnë spektaklin duke respektuar rregullat dhe duke kontribuar në një finale madhështore!

Related Posts

Lajm i fundit! Tërmet i fortë në Shqipëri! Ja ku ishte epiqendra dhe magnituda

Një tërmet me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme, në orën 19:50, në vendin tonë. Sipas të dhënave sizmologjike, epiqendra e tërmetit ka…

E gjeni dot flamingon ndryshe për 5 sekonda?!

Një stërvitje mendore po qarkullon fort në rrjetet sociale: sfida është të gjeni flamingon e ndryshëm në figurë brenda 5 sekondash. Iluzionet optike dhe enigmat me imazhe…

E kafshon qeni i fqinjit, ndërron jetë gruaja

BELSH – Një ngjarje e rëndë është shënuar në Belsh, ku një grua 65-vjeçare ka ndërruar jetë pasi u kafshua nga qeni i fqinjëve. Sipas informacioneve paraprake,…

Analiza e bukës integrale në Shqipëri: Shumë produkte nuk plotësojnë standardet..

Tiranë – Analizat e fundit të kryera mbi bukët e shitura si “integrale” në tregun shqiptar tregojnë se disa prej produkteve nuk përmbushin nivelin minimal të fibrave…

Denoncimi: Epstein dhe princi Andrew më kërkuan…. Në festa kishte vajza 14 vjeçare

Zbulime të reja rreth Jeffrey Epstein dhe marrëdhënies së tij me Dukën Andrew po dalin në dritë përmes miliona dokumenteve të publikuara nga autoritetet amerikane. Një balerinë,…

Hiqet fytyra e engjëllit që i ngjante Melonit në bazilikën e Romës

ITALI- Fytyra e engjëllit që i ngjante kryeministres italiane Giorgia Meloni, e cila ngjalli mjaft polemika ditët e fundit në vendin fqinj është fshirë nga i njëjti…