Alergjitë e pranverës janë rikthyer — Si të kontrolloni nivelet e polenit dhe të shmangni teshtimat

Alergjitë sezonale mund të jenë të padurueshme për dhjetëra miliona amerikanë kur pemët, barishtet dhe polenet e tjera shkaktojnë hundë që rrjedhin, sy që kruhen, kollë dhe teshtima.

Sipas ekspertëve, ndryshimet klimatike po zgjasin dhe përkeqësojnë sezonin e alergjive, por fatmirësisht edhe trajtimet janë përmirësuar ndjeshëm gjatë dekadës së fundit.

Cilat polene shkaktojnë alergji?

Ekzistojnë tre lloje kryesore poleni:

Në fillim të pranverës dominon poleni i pemëve si thana, kedri, panja, lajthia, lisi dhe arrë.

Më pas polenojnë barishtet dhe lulet si mimozat dhe disa lloje shkurresh.

Në fund të verës dhe fillim të vjeshtës vijnë polenet e barërave të këqija.

Si të kufizoni ekspozimin ndaj polenit

Mbani dritaret mbyllur në shtëpi dhe në makinë, edhe kur koha është e mirë.

Vishni rroba me mëngë të gjata për të shmangur kontaktin me polenin kur dilni jashtë.

Ndërroni rrobat dhe bëni dush sapo të ktheheni në shtëpi, për të hequr çdo grimcë poleni nga lëkura dhe flokët.

Nëse nuk e lani flokët çdo ditë, mbajini të mbuluara me kapele apo shall.

Mos flini me rrobat që keni veshur jashtë.

Përdorni spray me ujë të kripur (salinë) për të shpëlarë hundën dhe sytë.

Maskat mbrojtëse nga koha e pandemisë mund të ndihmojnë në mbrojtjen nga poleni (jo për simptomat në sy).

Si të lehtësoni simptomat

Spray-t nazale pa recetë janë ndër më efektivet, por shumë njerëz i përdorin gabimisht. Mjekja Kathleen Mays që citohet nga AP në këtë përkthim të noa.al, rekomandon të drejtohet spërkatësi anash, drejt veshit, jo drejt përpjetë.

Barnat orale si Claritin, Zyrtec, Allegra mund të ndihmojnë, por veprojnë më ngadalë.

Nëse simptomat ndikojnë në jetën tuaj të përditshme (pagjumësi, përqendrim i dobët), konsultohuni me alergolog për terapi më të avancuara si imunoterapia.

Sugjerime të përhapura në rrjete si konsumimi i mjaltit lokal për “mësimin” ndaj polenit, janë të pabazuara shkencërisht, pasi poleni i bletëve nuk është ai që shkakton alergji.

Po ndryshon sezoni i alergjive?

Po. Me ndryshimet klimatike, dimrat janë më të butë dhe sezoni i rritjes zgjatet. Kjo i lejon polenit të qëndrojë më gjatë në ajër, duke zgjatur dhe rënduar sezonin e alergjive.

Këshilla për fund: Monitoroni nivelet e polenit, mbroheni veten, kërkoni ndihmë mjekësore nëse simptomat përkeqësohen dhe mos harroni që menaxhimi i alergjive është më i lehtë sot se kurrë më parë.

Shënim: Ky raport u përgatit nga AP. Departamenti i Shëndetit dhe Shkencës i Associated Press (AP) merr mbështetje nga Grupi për Median Shkencore dhe Edukative i Institutit Mjekësor Howard Hughes dhe nga Fondacioni Robert Wood Johnson

Related Posts

Tr*gjedi në autostradë: Çifti humb jetën teksa ndërronte gomën

Një aksident i rëndë ka ndodhur javën e kaluar në Rodovia do Sol, duke tronditur komunitetin. Një çift i ri kishte ndaluar makinën në anë të rrugës…

Shtëpia ka hapur dyert, ja sa banorë pritet të hyjnë sonte në BBVA

Pas një fillimi spektakolar të shtunën mbrëma, ku shtëpia e ‘Big Brother VIP Albania 5’ hapi dyert për 14 banorët e parë, ethet e garës tashmë veç…

‘Tërhiq denoncimin në të kundërt do të v***** ty, gruan, motrën dhe nënën’! Gerond Meçe rrëfen 5 orët e pengmarrjes

Tiranë, 23 dhjetor 2025 Biznesmeni Gerond Meçe ka zbardhur përpara prokurorëve dhe në emisionin “Në shënjestër” detaje tronditëse nga pesë orët e pengmarrjes së tij, ku sipas…

“Po flini mbi plehra”/ Sabina debaton ashpër me Kristin për punët e shtëpisë: Mos merrni…

Sabina Meta dhe Kristi Lamaj e kanë nisur ditën e tyre me debate gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Dy banorët janë përfshirë në…

Fifi reagon pas fjalëve të Ledion Liços: një mesazh për ëndrrat

Fifi nuk arriti as këtë vit të triumfojë në Festivalin e RTSH-së, ku u paraqit në duet me Tiri Gjocin. Pas përfundimit të festivalit, këngëtarja ka ndarë…

Vjen lajmi fantastik nga Greqia, gezojne shqiptaret

Në Stacionin Kufitar të Kakavijes është regjistruar fluks i lartë lëvizjeje gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare, në të dyja anët e kufirit Shqipëri–Greqi…