“Uaaaa, po kshu ke pa? Iiiiii… sa i madh!”, qytetares i del gjarpëri tek Liqeni

Një qytetare është përballur me një moment të pazakontë dhe paksa tronditës gjatë një shëtitjeje pranë Liqenit Artificial në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:30, kur ajo ka parë një gjarpër të madh duke lëvizur në mes të shtegut, shumë pranë zonës së kalimit për këmbësorët. Ajo ka dërguar një mesazh shoqëruar me një video për redaksinë e JOQ, ku shkruan: “Përshëndetje JOQ, sot nga dreka rreth orës 14:30 te Liqeni Artificial Tiranë. Flm.”

Në videon që ajo ka ndarë, duket qartë gjarpri teksa lëviz, duke tërhequr vëmendjen dhe shqetësimin e të gjithëve që ndodhen përreth. Gjatësia dhe përmasat e tij janë të dukshme dhe kanë bërë që shumë njerëz të reagojnë me habi dhe frikë. Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një specie të rrezikshme, por ngjarja ka ngritur shqetësime për sigurinë e vizitorëve në këtë zonë të frekuentuar të qytetit.

Ngjarje të tilla e bëjnë të domosdoshme rishikimin e masave të sigurisë në parqe dhe hapësira të gjelbra, veçanërisht gjatë stinëve të ngrohta kur këto zvarranikë dalin më shpesh në sipërfaqe. Ndërkohë, qytetarët këshillohen të jenë të kujdesshëm gjatë shëtitjeve dhe të njoftojnë autoritetet për raste të ngjashme.

Related Posts

Lajm i fundit! Tërmet i fortë në Shqipëri! Ja ku ishte epiqendra dhe magnituda

Një tërmet me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme, në orën 19:50, në vendin tonë. Sipas të dhënave sizmologjike, epiqendra e tërmetit ka…

E gjeni dot flamingon ndryshe për 5 sekonda?!

Një stërvitje mendore po qarkullon fort në rrjetet sociale: sfida është të gjeni flamingon e ndryshëm në figurë brenda 5 sekondash. Iluzionet optike dhe enigmat me imazhe…

E kafshon qeni i fqinjit, ndërron jetë gruaja

BELSH – Një ngjarje e rëndë është shënuar në Belsh, ku një grua 65-vjeçare ka ndërruar jetë pasi u kafshua nga qeni i fqinjëve. Sipas informacioneve paraprake,…

Analiza e bukës integrale në Shqipëri: Shumë produkte nuk plotësojnë standardet..

Tiranë – Analizat e fundit të kryera mbi bukët e shitura si “integrale” në tregun shqiptar tregojnë se disa prej produkteve nuk përmbushin nivelin minimal të fibrave…

Denoncimi: Epstein dhe princi Andrew më kërkuan…. Në festa kishte vajza 14 vjeçare

Zbulime të reja rreth Jeffrey Epstein dhe marrëdhënies së tij me Dukën Andrew po dalin në dritë përmes miliona dokumenteve të publikuara nga autoritetet amerikane. Një balerinë,…

Hiqet fytyra e engjëllit që i ngjante Melonit në bazilikën e Romës

ITALI- Fytyra e engjëllit që i ngjante kryeministres italiane Giorgia Meloni, e cila ngjalli mjaft polemika ditët e fundit në vendin fqinj është fshirë nga i njëjti…