Cmimin e madh e mori dhe tani Egli nuk i intereson më? Gjesti bënë DEKLARATEN pas mbarimit të BBVA!

Pak minuta pas fitores së madhe në finalen e Big Brother VIP Albania, Gjesti dha intervistën e tij të parë si fitues i edicionit të katërt.

Pyetur për rrugëtimin e tij, nga një eliminim në Big Brother VIP Kosova në fitoren e madhe në Shqipëri, Gjesti u shpreh: “Kur kam dalë prej atje, e kam ditur që më ka mbetur rruga pa plotësuar. E dija që kam diçka, se më është bërë një e padrejtë, e dinë ata vetë. Edhe kur më thirrën këtu të vij, nuk e kam besuar derisa kam mbërritur te dera e Top Channel-it. Thosha: ‘Duan të bëjnë hajgare’. Kur m’i kanë hapur dyert, atëherë kam thënë: ‘Po, mund ta bëj dhe kam për ta fituar’.”

Për vlerësimin e vetes brenda shtëpisë, Gjesti foli pa dorashka: “Përderisa jam fitues, normal që kam luajtur fort. Kam këqyrë vetëm t’i qes jashtë një nga një. S’kam pasur mëshirë për ta hiç, sepse as ata s’kanë pasur për mua, askush.”

Në momentet e para pas finales, Gjesti u ndal te falënderimet, duke theksuar fuqinë e qëndrueshmërisë: “E falënderoj më së pari veten që kam duruar shumë dhe kam mbajtur disa gjëra që të tjerët s’kanë mundur t’i mbajnë. Kam duruar edhe prekje fizike të më bëjnë, vetëm të mbërrij sot këtë fitore. Kështu që: faleminderit publikut, faleminderit Zotit, faleminderit familjes. Faleminderit çdo send që e kanë bërë për mua krejt, anë e mbanë botës shqiptarët që kanë dërguar vota për mua. Më kanë votuar, faleminderit shumë. Ndoshta shembull nuk kam qenë, por ndoshta keni qenë të lumtur me mua – kështu që faleminderit shumë.”

Çfarë pritet nga Gjesti tani?

Fituesi i BBVIP Albania premton shumë energji në vazhdim:

“Shumë muzikë. S’do të ndalem kurrë. Shpresoj të kem shëndetin, shumë punë dhe besoj që do të më doni edhe më shumë, siç ju dua unë.”

Në fund, ai u pyet për marrëdhënien e tij me Eglin pas daljes nga shtëpia: “Unë i kam treguar Eglit edhe brenda që nuk kam diçka më shumë me të, nuk e shoh. Por unë do të vazhdoj jashtë dhe të shohim ku po shkon. Ndoshta rrugës mund të shohim diçka më shumë. Se nuk gënjej dhe nuk i premtoj askujt, kështu që jam i njëjti – edhe jashtë ia thom ato gjëra si brenda.”

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…