Në moshën 88-vjeçare u nda nga jeta Papa Françesku!

Vatikan, 21.4.2025- Papa Françesku u nda nga jeta moshën 88-vjeçare. Ai ishte i pari papë nga Amerika e Jugut dhe njëkohësisht i pari papë Jezuit. Por kush ishte Papa Françesku?

Papa Françesku lindi në Buenos Aires në 17 Dhjetor 1936, me emrin e origjinës Jorge Mario Bergoglio.

Prej 13 Marsit 2013 ishte Papë i Kishës Katolike dhe peshkop i Romës, Sovran i Tetë i Shtetit të Vatikanit, dhe papa i 266 në histori.

Ai ishte i pari papë nga kontinenti i Amerikës së Jugut, pavarësisht se me origjine italiane, prindërit nga rajonet e Piemonte dhe Liguria.

Ai shërbeu si klerik gjithë jetën e tij, si Jezuit, dhe njëkohësisht ishte i pari që mbërrinte në majën e hierarkisë nga ky urdhër religjioz.

Kohët e fundit shëndeti i tij u përkeqësua shumë si pasojë e pneumonisë, sëmundje që shënjoi jetën e tij që në moshën 21-vjecare, ku si pasojë e pneumonisë, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ku ju hoq pjesa e sipërme e mushkërisë së djathtë.

Sikurse ka rrëfyer edhe vetë, në moshë fare të re, puna e tij e parë ishte pastrami në një fabrikë, më pas roje jashtë një lokali në një lagje problematike në Cordoba dhe ka patur edhe një të fejuar, para se të ndërmerrte rrugëtimin e tij në religjioz që pati zanafillën në vitin 1958.

Pas shumë eksperiencave u emërua në poste të larta episkopale në Argjentinë dhe shërbeu edhe si rektor i Fakultetit të Teologjisë dhe filozofisë në San Miguel. Më pas ndoqi studime të mëtejshme në Gjermani për të përfunduar doktoraturën, por nuk arriti të merrte titullin.

Pas rikthimit në atdhe, ngjitja e tij vijoi, deri në vitin 1997 që u emërua Arqipeshkv i Buenos Aires e një vit më pas, i Argjentinës.

Gjatë viteve të diktaturës ushtarake në Argjentinë, Bergoglio ndihmoi kundërshtarët e regjimit.

Bergoglio ishte i pari Papë që zgjodhi emrin Françesku pas 11 shekujsh. Gjatë një bisede me gazetarët, shpjegoi arsyet e zgjedhjes së këtij emri që askush nga paraardhësit nuk e kishte patur.

Ai shpjegoi se emri papal i erdhi në mendje në momentin që u zgjodh Papë, pasi kardinali Claudio Hummes e kishte përgëzuar menjëherë dhe i kishte thënë: Mos harro të varfrit!

Ai shpjegoi se ajo fjali i mbeti në mendje dhe në lidhje me të varfrit, kishte menduar menjëherë për Francesco D’Assisi, njeriu i të varfërve, i paqes, njeriu që deshi dhe mbrojti krijesat dhe krijimin. Dhe e zgjodhi sepse Françesku është emblemë e mbrojtjes së të varfërve dhe shenjti mbrojtës i Italisë.

Gjatë Papatit, Françesku ndërmori një sërë reformash, ndër to edhe Kodin Penal të Vatikanit, ku përafroi dënimet me ato të ligjeve ndërkombëtare.

Gjithashtu reformoi sistemin ekonomik të Selisë së Shenjtë, ashpërsoi ligjet e korrupsionit dhe krimet kundër të miturve duke i dënuar ashpër, edhe skandalet që kishin përfshirë me herët Kishën Katolike.

Gjatë Papatit të tij vizitoi 66 vende të botës, me 47 udhëtime episkopale dhe udhëtimi i parë i tij në Evropë si Papë ka qenë pikërisht në Shqipëri në 21 Shtator 2014.

Ky udhëtim i la mbresa të jashtëzakonshme, pasi takoi dhe dëgjoi rrëfimet e klerikëve që kishin vuajtur në kohën e diktaturës komuniste.

Papa Françesku qëndroi në krye të Selisë së Shenjte, me ide të forta, u shpreh shpeshherë kundër ideologjisë “Gender”, që e etiketoi “të rrezikshme, anulon diferencat dhe rreziku më i shëmtuar i epokës sonë”. Ka përdorur shpesh konceptin “popull”, jo pa një domethënie.

Më këtë shprehi i drejtohej jo vetëm besimtarëve katolikë, por përgjithësoi dhe solli me pranë të gjithë komunitetet, duke nisur nga bërthama, familja, për të e shenjtë.

Mbi të gjitha, ndjekur edhe nga motoja e tij “Një Kishë e të varfërve për të varfrit”, në respekt te dinjitetit njerëzor, respektit human dhe vlerave të dashurisë, mirësisë e mëshirës.

Related Posts

Horoskopi ditor, E diel 13 Korrik 2025

Dashi Do kaloni një site shume romantike sot ju qe jeni ne çift dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Partneri do iu beje te lumtur ne çdo…

Vd*kja tra’gjike e foshnjës në Kosovë, dyshohet se u nguIfat nga lidhësja e djepit derisa po flinte

Një foshnje nëntë muajshe nga fshati Gjinoc i Suharekës vdiq dje në QKUK derisa po trajtohej. Policia tha se fillimisht foshnja ishte dërguar në spitalin e Prizrenit…

Rama sheh krimet mjedisore në Theth, ‘bën një sy qorr’ për shkatërrimin e pyjeve pranë shtëpisë së tij!

Në Farkë, një zonë shumë pranë Surrelit, aty ku jeton vetë kryeministri Edi Rama, po shkatërrohen pyjet për ndërtimin e vilave luksoze. Një banor i është drejtuar…

U nderua nga Qosja, gjendet i paj’etë në një hotel në Shqipëri, ish-ambasadori gjerman

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare. Ai u gjet i pajetë në dhomën e hotelit ku ishte akomoduar, disa ditë pas…

VlDE0 ku dh*nohen dy gra për punë tokash nga oligarkët e Prado Luxury Hotel në Himarë

Një qytetare ka kontaktuar me redaksinë e JOQ Albania dhe ka denoncuar një ngjarje të rëndë që ka parë me sytë e saj në Himarë. Sipas dëshmitares…

Plazhet publike në Vlorë nuk janë pronë private, ndërhyrje ndaj subjekteve pa licencë

Rreth 500 metra katrorë të uzurpuar në Lungomare iu rikthyen qytetarëve pas ndërhyrjes ndaj një subjekti privat pa leje Një aksion i gjerë është ndërmarrë në vijën…