“Gjithçka nisi nga një shєrr banaI për një femër”, e bija e Gjovalin Prendit: Ja e vërteta e vëllait me Vis Martinaj

“Kërkoj që të vihet drejtësi për kushërinjtë e mi, vëllanë tim, babanë tim. Të gjenden autorët, të kapen dhe të marrin dënimin e merituar”, tha Viola Prendi, e bija e viktimës.

Ky është apeli i familjes Prendi drejtuar autoriteteve.

Vrasja e 64 vjeçarit Gjovalin Prendi mbrëmjen e 17 prillit pranë lokalit të tij në Pllanë ishte humbja e katërt për këtë familje në harkun e 11 viteve. Më 19 shkurt 2014 janë vrarë Taulant Prendi e Klodian Ndreca, 10 vite më vonë në 9 maj në Athinë u ekzekutua Sidorel Prendi i njohur edhe me emrin Roan Brahimi dhe më 17 prill u ekzekutua i ati i tij, i cili për ikjen e nipave dhe të birit priti nga shteti gjetjen e autorëve që janë ende anonim.

“Ne nuk kemi marrë asnjë kërcënim, babai im jetonte i lirë, dilte në rrugë se thoshte nuk i kam hyrë në hak njeriu”, tha ajo.

Një orë pas këtij krimi në Tiranë ndodhi një atentat me 4 të plagosur që u dyshua se në shënjestër ishte bashkëshortja e Sidorel Prendit, por për familjen ky ishte një dyshim i pabazë pasi e veja e tij në ato momente ndodhej në Lezhë por kjo zhurmë ka lënë shenjë tek fëmijët e vegjël.

“Kemi fëmijë që janë të terrorizuar, kanë frikë të shkojnë në shkollë, thonë do na vrasin edhe ne si gjyshin dhe për ne kjo është e tmerrshme”, tha e bija e viktimës.

Policia ka hedhur dyshimet se vrasja e Gjovalin Prendit lidhet me të shkuarën e të birit Sidorel Prendi i cili sipas bluve megjithëse jo zyrtarisht dyshohet për krime të ndryshme si atentati ndaj Brilant Martinajt, vrasja e Gentjan Bejtes etj, por familja ka një tjetër version dhe flet me emra për autorët.

“Çdo gjë nisi nga një konflikt banal për një femër. Rivali i vetëm është Ardian Gjeloshi, i biri Klajd Gjeloshi dhe aleatët e tyre. Ata janë organizatorët e vrasjes së babait dhe vëllait tim. I kam deponuar edhe në polici”, tha ajo.

E motra e Sidorel Prendit alias Rohan Brahimit mohon kategorikisht që i vëllai të jetë përfshirë në vrasjen e Brilant Martinit apo në krime të tjera të ndodhura vitet e fundit pasi ai në këtë kohë nuk ka qenë në Shqipëri. Viola Prendi pranon që i vëllai kishte njohje me Ervis Martinajn, por kurrsesi nuk ishte kundërshtar i tij.

“Vëllai im nuk ishte kundërshtar i Martinajt. Ka marrë një telefonatë nga ai, u revoltua. Ka ik e ka takuar dhe është kthyer po atë darkë. Nuk është dhunuar siç thonë. Ka ardhur, kemi vijuar darkë.”, u shpreh ajo./ TCH

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…