Vijojnë paslëkundjet në Stamboll, më e forta ishte me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter! Gjeologu turk paralajmëron: Një tërmet më i fortë pritet të godasë vendin

TURQI- Një sërë pasgoditjesh kanë pasuar tërmetin e madh me magnitudë 6.2 që ndodhi pasditen e së mërkurës në Stamboll, në Detin Marmara. Lëkundjet mbi 4 të shkallës Rihter kanë shkaktuar shqetësim tek banorët e qytetit në Turqinë Perëndimore, ku e fundit është regjistruar me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter, sipas Agjencisë Turke të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD.

Pasgoditja më e madhe, megjithatë, u regjistrua në 5.9 të shkallës Rihter, sipas AFAD, dy minuta pas 6.2, e ndjekur nga të tjerat me magnitudë 4.9, 4.8, 4.5 dhe 4.4 të shkallës Rihter. Ndërkohë gjeologu turk, Naci Gorur në një postim në “X” është shprehur se një tërmet më i fortë pritet të godasë Stambollin dhe autoritetet e qytetarët duhen të jenë të përgatitur.

“Ka shumë tërmete në çarjen e Kumburgazit në Detin Marmara në Stamboll. Ata janë të magnitudave të ndryshme. Këta nuk janë tërmetet e mëdha që presim në Marmara. Këta rrisin stresin e akumuluar. Me fjalë të tjera, ata e detyrojnë atë të thyhet. Tërmeti i vërtetë këtu do të jetë më i madh dhe mbi magnitudë 7. Masat paraprake nuk ka, qeveria, pastaj bashkia dhe publiku duhet të punojnë së bashku për ta përgatitur qytetin për një tërmet.”, thuhet në postimin e tij.

Related Posts

Dora e vogël që Iufton për jetën — mrekullia 24-javëshe që prek zemrat e njerëzimit

Duke u kapur pas jetës! Kjo pamje tregon një moment jashtëzakonisht prekës të një foshnjeje të lindur para kohe, vetëm në javën e 24-të të shtatzënisë, me…

Në moshën 8-vjeçare ia hoqën gjysmën e trurit — sot po bën diçka që mjekët thanë se ishte e pamundur

Në moshën vetëm 8 vjeç, asaj iu hoq gjysma e trurit — dhe kundër çdo parashikimi, ajo dëshmoi se asgjë nuk mund ta ndalë. Christina Santhouse përballej…

Mjekët i thanë “s’është asgjë serioze”, por nëna nuk u bind — e vërteta që i shpëtoi jetën bebes 9-muajshe

Nuala ishte vetëm 9 muajshe kur nëna e saj vuri re diçka të pazakontë — sytë i ishin skuqur dhe të ënjtur, dhe gjendja nuk po përmirësohej….

U fut në ujë të akullt për 3 orë dhe nuk e la të mb*ytej — arsyeja pse kjo grua po prek zemrat e botës

Ajo qëndroi në ujë të akullt shumë më gjatë sesa forca e saj duhej të kishte mbaruar. Valët i tërhiqnin të dy, por ajo nuk lejoi as…

Këto imazhe tregojnë diçka që shumë ende e injorojnë: kafshët ndiejnë

Dhimbja e tyre është po aq reale. Këto imazhe tregojnë diçka që shumë ende e injorojnë: kafshët ndiejnë. Ndjejnë frikë, humbje dhe dhimbje — njësoj si ne….

Kur ushtarët gjetën trupin e tij, shënimi i fundit nuk ishte për veten — ishte për macen e tij

Për tre muaj me radhë, pamjet nga dronët e vijës së frontit regjistruan në heshtje një miqësi të rrallë: një ushtar i ulur mes rrënojave, duke ndarë…