Skip to content

Tjetër tr*gjedi në vendin e punës/ 62-vjeçari bie nga lartësia në Golem dhe humb j*tën

Një 62-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme teksa punonte në ndërtim.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Golemit, ndërsa i dëmtuari, që ka rënë nga lartësia, mësohet se ka mbërritur pa shenja jete në spitalin e Durrësit.

Dëmtimet e shumta dhe hemorragjia e madhe i kanë sjellë vdekjen, ndërsa për rastin është informuar edhe policia e cila po heton për rrethanat e ngjarjes.

Published inTë fundit