Pas divorcit nga Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku rikthehet te “dashuria e parë”

Që pas divorcit nga Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku ka tentuar që të vendosë jetën e tij në një normalitet. Prej vitesh ai ka provuar të bëjë pak nga të gjitha, aktrim, muzikë, biznes, duke eksperimentuar në disa fusha.

Por duket se divorci tronditi jo pak jetën e tij, duke e bërë që të merrte pak kohë nga këto angazhime. Megjithatë, nuk mund të themi se një të mirë e pati e gjitha kjo histori. Pas ndarjes, çmimi për të pasur performancat e tij live u rrit ndjeshëm. Shkak u bënë edhe disa këngë, në dukje si akuza drejtuar ishgruas së tij. Por mesa duket kjo situatë nuk zgjati shumë. Edhe pse solli disa produksione të reja, tregu muzikor duket si një terren plotësues për të, sesa një profesion i mirëfilltë. Ndaj edhe Bes Kallaku ka vendosur t’i rikthehet edhe njëherë aktrimit.

Aktori, do të rikthehet edhe njëherë në skenën ku edhe u bë i famshëm, në show e humorit. Mesa duket aktrimi është përsëri në planet e tij, duke vendosur që të kthehet edhe njëherë jo vetëm si aktor humori, por edhe me pjesëmarrje nëpër filma dhe produksione që do të mbërrijnë nga vetë ai. Ditët e fundit, aktori ka nisur edhe përgatitjet për rikthimin e tij në kinematografi, duke vendosur kështu të rikthehet sërish tek ‘dashuria’ e tij e parë. Rreth 1 vit nga ndarja me Xhensilën, Besi ka vendosur që të ndërmarrë edhe njëherë rrugën që i dha suksesin, duke lënë pas dështimin në dashuri.

Për herë të parë këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka folur pak kohë më parë për ndarjen nga bashkëshorti, aktori Bes Kallaku. Xhensila tregoi se përse e mori vendimin për t’u ndarë. Xhensila thotë se raporti me Besin kishte vite që ishte në krizë edhe në mënyrë që fëmijët e saj të kishin qetësi në të ardhmen, vendosi që të kërkojë divorcin.

“Ka disa vite që ishim përpjekur të sistemonim pakënaqësitë në martesën tonë me dëshirën për të mos i dhënë fund. Por kriza ka gjithmonë në çift. Ne nuk e kishim ndarë akoma nëse donim të ishim ndarë apo bashkë. Por mendoj se në çdo marrëdhënie kur veprat me fjalët nuk kanë shumë përputhshmëri, kur në marrëdhënie ka debate, bëhet toksike. Bëhet e dëmshme për mua, fëmijët, edhe për të. Kështu unë mora vendimin për t’u ndarë. Në çift duhet bashkëpunim, duhet punë nga dy partnerët. Kam kuptuar që nuk duhet të luftojë veç njëra palë, por nga të dyja. Ishte një vendim i marrë nga unë. Më duhej mua ta bëja si hap pasi nuk shihja asnjë mundësi tjetër. Nuk është i lehtë divorci. Disa hapa sado të vështirë të jenë, duhet gjetur guximi për t’i marrë. Unë e gjeta forcën te fëmijët e mi, sepse doja që në të ardhmen fëmijët të kishin qetësi. Shumë barrë kam marrë mbi supe. Çfarë nuk është thënë për mua, çfarë nuk kam lexuar. Por unë nuk e ndryshoj dot botën, nuk e ndryshoj dot mendësinë e tyre”, thotë Xhensila.

Ishte Besi i pari që konfirmoi se mes tij dhe Xhensilës gjërat kishin përfunduar. Në programin “Ferma Vip”, ku Besi është edhe një nga moderatorët, ai ka zbuluar se fëmijët e tyre jetojnë me Xhensila Myrtezajn, së cilës iu është referuar si ish-bashkëshortja, duke zbuluar se janë divorcuar. Aktori i humorit u shpreh se vajzën, Ajkën e shikon më shpesh, ndërsa djalin pak më rrallë. Në zërin e tij dallohet një vuajtje nga ky divorc, ndërsa thotë se është mërzitur.

“Kur isha këtë herë në Itali erdhi më mori dikush. Më pyeti se çfarë ke bërë, po fëmijët? Mirë i thashë, gocën e shoh më shpesh, djalin pak më rrallë, sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. U mërzita sepse njeriu ndodhet me disa situata në jetë që nuk i ka pritur, është pak e vështirë. E rëndësishme është të jenë të mirë”, u shpreh Bes Kallaku në “Ferma Vip”.

Related Posts

Shenja më me fat dhe surprizat astrologjike sipas Meri Shehut për muajin shkurt

Ashtu si çdo fillim muaj, astrologia Meri Shehu, na jep një vlerësim për çdo shenjë zodiake dhe parashikimin për secilën. Duke e nisur me një urim për…

Ç’ndodhi gjatë natës? Miri i shkon Selinës te krevati

Pas tensioneve të ditës, nata ka sjellë një moment afrimiteti mes Mirit dhe Selinës. Artisti është parë të shkojë te krevati i partneres së tij në lojë…

Tensione në Kuvend. Ndërpritet seanca, ndërhyn dhe Garda!

Tensione gjatë seancës plenare në parlament ditën e sotme. Kuvendi u ndërpre pas përplasjeve mes opozitës dhe mazhorancës dhe shkak u bë kërkesa për replikë nga kreu…

Te gjithe sy e veshe nga MOTI! Flet sinoptikania

Sinoptikania e MeteoAlb, Lajda Porja, ka dhënë detaje mbi situatën aktuale dhe parashikimin e motit në vend, duke theksuar se kushtet atmosferike vijojnë të jenë tipike për…

“Pengu im…”/ Arbana Osmani bën premtimin publik: Ja çfarë do të ndryshojë këtë vit

Moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, ka ndarë me ndjekësit në Instagram një reflektim të sinqertë, duke zbuluar një “peng” që e ka munduar vitet e…

Pse Shkurti i këtij viti quhet “muaj perfekt”, nuk do të përsëritet deri në 2037

Muaji Shkurt i këtij viti ka sjellë një konfigurim të veçantë kalendarik, duke u etiketuar zyrtarisht si një “muaj perfekt” për shkak të strukturës së tij simetrike….