Tjetër SK*NDAL! AKU zbulon afIatoksinë kanc*rogjene në analizat qumështit në Vlorë, 40% e mostrave dalin të k*ntaminuara

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka konfirmuar praninë e aflatoksinës M1 në disa mostra qumështi të analizuara në qytetin e Vlorës, një substancë që mund të jetë e rrezikshme për shëndetin, veçanërisht për fëmijët.

Aflatoksina M1 është një toksinë që kalon në qumështin e kafshëve kur ato ushqehen me foragjere të kontaminuara dhe njihet për potencialin e saj kancerogjen.

Gjatë një fushate monitorimi të zhvilluar nga janari deri në prill 2025, AKU analizoi 26 mostra të ndryshme qumështi dhe nënproduktesh të tij në këtë qytet. Rezultatet treguan se 10 nga këto mostra, pra afro 40%, përmbanin nivele të aflatoksinës M1 mbi kufijtë e lejuar nga standardet e sigurisë ushqimore.

Menjëherë pas konfirmimit të analizave laboratorike të kryera në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV), AKU nisi verifikimet në pikat e shitjes ku dyshohej se ishin shpërndarë produktet e kontaminuara. Të gjitha produktet e identifikuara si të pasigurta janë tërhequr nga tregu për të mbrojtur shëndetin e konsumatorëve.

Autoritetet kanë nisur hetime për të identifikuar burimin e ndotjes dhe për të shmangur raste të ngjashme në të ardhmen. Ndërkohë, qytetarët në Vlorë këshillohen të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin me vëmendje njoftimet e AKU-së lidhur me sigurinë ushqimore.

Related Posts

E bujshme! Ja çfarë mund të ndodhë më 11 shtator, gazetari i njohur zbulon prapaskenat: Rama një ditë para do..

Sot, i ftuar në një , gazetari Bashkim Hoxha u ballafaqua me kureshtjen e qytetarëve për formimin e qeverisë së re. Një qytetare telefonoi gjatë transmetimit live…

Flet 4 gjuhë të huaja dhe ka lexuar 100 libra, njihuni me gjeniun e vogël shqiptar me au’tizëm

Jamarbër Hoxha fitoi çmimin si “Lexuesi më i mirë” në Panairin e Librit të këtij viti dhe jo më kot u vlerësua. Vogëlushi 9-vjeçar me autizëm ka…

Dëgjova nënën time që po i kërkonte pak kripë komshijes. U habita dhe e qortova

Dëgjova nënën time që po i kërkonte pak kripë komshijes. U habita dhe e qortova: “A për kripë kemi mbetur ne?! Mos kërko më gjëra nga njerëzit….

Në moshën 83-vjeçare ka ndërruar jetë Prof. Dr. Sc. Faik Hima, një nga spikerët e parë shqiptar dhe Prof. Dr. Sc. i njohur në fushën e mjekësisë

Në moshën 83-vjeçare, sot ka ndërruar jetë Prof. Dr. Sc. Faik Hima, një nga spikerët e parë shqiptar të Televizionit të Prishtinës dhe personalitet i njohur i…

Kosova pranon fluturaket pa pilot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Gjatë javës së kaluar Kosova ka pranuar fluturaket pa pilot AeroVironment RQ-20 Puma të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu ka bërë të ditur Ministri…

Horoskopi ditor, e martë 9 shtator 2025

Dashi Te dashuruarit do jene me tolerante dhe do i zgjidhin shpejt e shpejt problemet qe iu kishin dale para disa kohesh. Beqaret me siguri do kenë…