A e ng*cmoi gjyshi mbesën në Fier. Flet i ati i 5-vjeçares: Denoncimin e bëri Ana, ja pse!

Dyshohet se gjyshi ngacmoi mbesën në Fier, babai i së miturës: Arrestimi i padrejtë, ngjarja, e stisur

Policia e Fierit arrestoi dje një 55-vjeçar me dyshimet se kishte ngacmuar seksualisht mbesën e tij 5-vjeçare. Sot, ka reaguar babai i vajzës. 31-vjeçari Ageljano Gjata thotë se situata është stisur nga ish-bashkëjetuesja e tij, për t’i marrë kujdestarinë e vajzës.

Ageljano thotë se nëna e ka braktisur të bijën që kur ishte foshnjë dhe shton se e vogla, tani 5 vjeçe, është rritur nga gjyshërit.

Banorët e fshatit Peshtan, ku jeton familja Gjata thonë se 55-vjeçari ka një sjellje korrekte, duke përmendur sakrificat që ka bërë për rritjen e mbesës.

Vladimir Gjata ndodhet në ambientet e komisariatit të Policisë Fier në pritje të seancës gjyqësore, për vlerësimin e masës së sigurisë.

Por babai i të voglës, këmbëngul se ai po mbahet në paraburgim për një ngjarje të stisur.

“Jam i shokuar”, thotë 31-vjeçari nga Peshtani, duke treguar se që në moshën 6 muajshe, e vogla është braktisur nga nëna e saj Ana.

Për shkak të kushteve të vështira ekonomike, ai ia ka besuar kujdesin gjyshërve të vajzës, ndërsa vetë është detyruar të largohet për të siguruar të ardhura.

Sipas tij, marrëdhënia gjysh-mbesë është shumë e afërt dhe e pandarë.

Në një takim të fundit në Fier, nëna ka pyetur vajzën nëse gjyshi e ngacmon, dhe e mitura ka thënë “po”, duke iu referuar vetëm fërkimeve në kurriz për ta ndihmuar të flejë.

Ageljano akuzon ish-bashkëjetuesen se po përpiqet të përfitojë nga situata për të marrë kujdestarinë e vajzës. Ai i bën apel drejtësisë të tregojë kujdes në gjykimin e një çështjeje kaq delikate

Babai i 5-vjeçares së mitur, Ageljano Gjata, thotë se aktualisht, vajza ndodhet në shtëpinë e të atit, ku kërkon dëshpërimisht gjyshin e saj.

Edhe banorët e fshatit Peshtan shprehen të tronditur dhe thonë se 55-vjeçari Vladimir Gjata nuk njihet për sjellje të tilla.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…