Cmenduri! Zbulohet arsyeja pse u vr* 58 vjecari i varfer ne Vlore! Shtepia e tij vlente miliona, dikush donte te

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë.

Raportohet se zona ku viktima kishte shtëpinë ishte e vendosur në një vend shumë të lakmuar për ndërtime të reja, dhe pikërisht kjo indicie ka nxitur autorietet të hetojnë lidhjen e mundshme me vrasjen.

Burime pranë familjes së Hoxhajt janë shprehur se kohët e fundit ai ishte shfaqur i shqetësuar pasi kishte marrë kërcënime të ndryshme për të dhënë tokën për ndërtim, por nuk kishte pranuar.

Vetëm disa metra më larg banesës së viktimës, është ndërtuar një pallat disa katesh ku çmimet e apartamenteve janë të larta duke shkuar në rreth 1500 euro për metër katror.

Mësohet se policia po merr në pyetje disa persona për këtë pistë, përfshirë pronarin e pallatit të ndërtuar pranë banesës të tij, për të vërtetuar nëse ekziston prej tij një kërkesë e tillë apo jo.

Sipas të njëjtave burime, në kontakte me të afërmit, viktima ishte shprehur se po merrte kërcënime për shtëpinë me qëllim që aty të ndërtohej por ishte duke rezistuar.

Kjo pistë po hetohet më intensivisht edhe për faktin që Hoxhaj nuk kishte probleme të tjera dhe në zonë njihej si një njeri i qetë dhe i respektueshëm.

Sakaq, dy fëmijët e rritur të tij nuk kanë patur shumë kontakte me të pasi jetojnë jashtë shtetit prej vitesh dhe kontaktet e vetme kanë qenë telefonike.

Related Posts

“Të dua, do flasim…”: stjuardesa greke humbi jetën në fluturim, partneri rrëfen mesazhin e fundit

GREQI, 25 dhjetor 2025 Një stjuardese me origjinë greke ka humbur jetën pas rrëzimit të avionit me të cilin po punonte, ngjarje e ndodhur dy ditë më…

‘Ku shkon gjysëm e zhveshur?’ Bleona Qereti tregon përplasjen me Grabockën!

Bleona Qerreti ishte në kulmin e karrierës së saj në Shqipëri, kur në vitin 2005 vendosi për të ndjekur ëndrrën amerikane. Ajo shkoi në Los Angeles duke…

Viti i Ri sjell BEGATI e MIREQENIE! Këto janë 4 shenjat e zodiakut që do të bëjnë para me thasë

Janari 2026 hap kapitullin e vitit të ri në një mënyrë veçanërisht dinamike dhe premtuese, duke sjellë me vete një valë bollëku, fati dhe mundësish të rëndësishme…

“Dua të fejohem me vajzën tënde”, zbardhet dinamika e vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Vasel Koçekun, 43 vjeç, dhe Klaudio Lisajn, 20 vjeç, të dy…

“Fijet e ‘Bankers’ çojnë te ish-ministrat”, Lala zbulon detaje: SPAK po heton rolet e Ahmetajt dhe Denajt

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka zbuluar detaje të reja mbi hetimet që po zhvillon SPAK lidhur me aferën e kompanisë Bankers Petroleum….

Balluku bën reagimin e parë online pasi SPAK kërkoi arrestimin

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është rikthyer në rrjetet sociale. Pas një heshtjeje që nga shfaqja e saj në Kuvend ku mbajti një fjalë pasi u thirr në SPAK…