Moti merr kthesën e papritur, sinoptikani zbulon cfarë pritet të ndodh ditët në vijim..

Ditët e fundit të prillit dhe fillimi i majit sjellin më në fund motin e ngrohtë e me diell. Meteorologu Hakil Osmani shprehet për Klan News se vetëm ditën e hënë dhe të premten priten reshje shiu të pakta shiu në zona të izoluara. Temperaturat sot do të jenë 28 gradë Celsius, ndërsa gjatë javës mund të kalojnë edhe 30 gradë.

“Ditët e fundit të muajit prill parshikohen të sjellin një përmirësim të dukshëm të kushteve të motit, edhe pse dita e sotme ka nisur nën dominimin e intervaleve të gjata me diell, do të vijojë të jenë prezente edhe gjatë orëve të pasdites intervalet me mot të qëndrueshëm në një pjesë të mirë të territorit shqiptar, por pjesërisht zonat qendrore dhe lindore do të kenë momente të pakta me pika shiu.

Dita e martë, dita e mërkurë do të sjellë një mot të qëndrueshëm duke bërë që të kemi intervale të gjata me kthjellime, në vijën bregdetare do të jenë pothuajse gjatë gjithë 24-orëshit prezente, ndërsa në zonat e ulëta dhe malore, herë pas here, kemi kalime të lehta të vranësirave, por nuk do të kemi prezente reshtjet.

Temperaturat e ajrit ditët e sotme, maksimumet mbeten të larta duke bërë që të regjistrohen vlera shumë pranë 28 gradë Celsius. Do të vijojë rritja e temperaturave të ajrit edhe në ditën e martë dhe të mërkurë duke bërë që maksimumet të afrohen shumë pranë vlerave 29-30 gradë Celsius, ku në zonat e ulëta do të regjistrohen temperaturat më të larta.

Parashikohet që edhe fillimi i muajit maj të sjellë temperatura të larta, mot të qëndrueshëm duke bërë që dita e enjte dhe e premte të jenë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell, më të dukshme gjatë orëve të para të mëngjesit, të fokusuara në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat malore do të ketë herë pas here kalime të vranësirave të cilat më prezente do të jenë ditën e premte duke bërë që në shtrirjen lindore në zonat e izoluara të kemi momente të pakta me reshje të izoluara shiu.

Temepraturat e ajrit do të vijojnë të larta përgjatë ditës së enjte dhe së premte duke bërë që maksimumet të jenë shumë pranë vlerave 30 gradë Celsius apo lehtësisht të tejkalohet kjo vlerë. Në orët e mesditës do të kemi temperatura të larta, por po ashtu edhe sa u përket orëve të para të mëngjesit, pritet të kemi minimume që në qytetet e zonave malore regjistrohen 7 gradë Celsius, ndërsa në ultësirën perëndimore, të luhaten nga 9-14 gradë Celsius”, tha Osmani.

Në fund, sinoptikani thekson se parametri i erës nuk do të jetë problematik për të gjithë ata që duan të shijojnë plazhin.

Related Posts

Ult*matumi/ Kryebashkiaku i Finiqit ‘nuk pyet’ per Ramën dhe t*llet keq: Do i shkarkoj drejtoret dhe me pas do

Gjatë një takimi të zhvilluar së fundmi mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarëve të bashkive, në kuadër të një nisme të re për rritjen e eficiencës dhe…

Merr flakë qendra e kujdesit për të moshuarit, shumë të vd*kur dhe të pl*gosur

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në SHBA, ku disa persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur në…

Ky është plazhi më i lirë në Shqiperi, çadra FALAS/ Pushuesi habitet me çmimet

Pogradeci, shembulli i pushimeve ekonomike – çadra falas dhe dreka me vetëm 1000 lekë Ndërkohë që pushimet në bregdetin e jugut po bëhen gjithnjë e më të…

“Djali më tregonte çdo gjë, ishim si shokë”/ Vrasja e Renis Dobrës, rrëfehet babai: Autorët kaluan para meje …

Rifat Dobra babai i 22-vjeçarit, Renis Dobra i cili u gjet i pajetës disa ditë më parë pranë liqenit të Shkopetit ka rrëfyer telefonatën e fundit me…

Tre persona humbën jetën nga një goditje rrufeje

Tre persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën nga një goditje rrufeje në një vendpushim buzë lumit në rajonin Tula të Rusisë, rreth 120 kilometra…

Punonte me sondë për hapjen e një pusi, humb jetën aksidentalisht një 55-vjeçar

Koplik, Malësi e Madhe, 15 korrik 2025 – Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Mehaj” të Koplikut, ku një shtetas rreth 55 vjeç…